Horoskopi 2 Prill 2018


Horoskopi 2 Prill 2018

09:22 02/04/2018

Dashi: Flisni çiltër sot. Thoni gjërat tuaja me zemër të hapur dhe mos e vrisni mendjen se si të tjerët do ta presin. Nuk mund ta mbani gojën mbyllur kur ka kaq shumë padrejtësi rreth jush.

Demi: Do të jeni në qendër të vëmendjes për 24 orët e ardhshme dhe mund të mos jetë një eksperiencë komplet e rehatshme për ju. Është mirë të jesh popullor, por jo gjithmonë.

Binjakët: Ngjarjet në vazhdim do t’ju shkundin pasi për momentin jeni pak si të përgjumur dhe po lëvizni ngadalë. Mos u ankoni nëse në ditët në vazhdim jeta bëhet më e vështirë, kjo është ekzaktësisht ajo që ju duhet.

Gaforrja: Nuk duhet ta lejoni veten të përfshiheni në marrëdhëniet private të të tjerëve. Nëse përfshiheni, mund ta keni shumë të vështirë të dilni që aty. Problemet e të tjerëve janë të tyret, juve ju mjaftojnë problemet tuaja.

Luani: Vini në pikëpyetje gjithçka që njerëzit e tjerë ju thonë sot, veçanërisht nëse ajo çfarë thonë duket e pavërtetë. “Faktet” e tyre, mund të mos jenë të vërteta.

Virgjëresha: Kujdes me sjelljen tuaj sot. Armiqtë tuaj do të bëjnë gjithçka që t’ju shfaqin keq tek miqtë tuaj. Nuk duhet tu lini hapësira.

Peshorja: Përpiquni të mos viheni në qendër të vëmendjes sot, as në shtëpi dhe as në punë. Ju nuk keni nevojë të vlerësoheni për momentin, ju keni nevojë të qëndroni vetëm.

Akrepi: Sot do ta gjeni veten nën presion të madh dhe aftësia juaj për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u vënë në panik do të rrisë numrin e admiruesve tuaj.

Shigjetari: Duket se po lëvizni në drejtim të kundërt me të gjithë të tjerët për momentin, por kjo mund të mos jetë një gjë e keqe. Të gjithë duhet ta dinë se ju nuk jeni një njeri që shkon pas turmës.

Bricjapi: Asgjë që ndodh nuk merr jetë në boshllëk. Pasojat gjithmonë kanë shkaqe dhe detyra juaj tani është të zbuloni rrënjët e problemeve që shkaktojnë dilema të mëdha në mendjen tuaj.

Ujori: Ju mund të mos dëshironi të lëvizni me kohën, por planetët ju bëjnë me dije se nuk keni zgjedhje tjetër. Në vend që të përpiqeni ta luftoni të ardhmen, gjeni mënyra si ta bëni atë shokun tuaj.

Peshqit: Duket se në mendjen tuaj e keni vendosur që një shoku nuk mund t’i besohet më, por cilat janë provat tuaja për këtë? Me shumë gjasa faktet nuk kanë ndryshuar asfare, por ju jeni bërë pak më dyshues. Mposhtni dyshimet. /tvklan.al






Të ngjashme