Horoskopi 2 Shtator 2016


Horoskopi 2 Shtator 2016

08:15 02/09/2016

Dashi

Mëngjesi është koha më e favorshme për të zgjidhur ndonjë problem. Kushtet e mrekullueshme do t’iu ofrojnë mundësinë për bisedime dhe negociata. Bashkëbiseduesit tuaj do të jenë të gatshëm për të ndarë ndonjë informacion veçanërisht nëse ai do të ketë rëndësi për ju.

Demi

Dita e sotme do të karakterizohet nga disa të papritura dhe vështirësi, të cilat do të jenë të përkohëshme. Nëse ju mendoni se menaxheri juaj, miku apo kolegu mund t’iu ndihmojë, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e tyre. Dhe këtë duhet ta bëni sa më parë të jetë e mundur.

Binjakët

Gjërat për çudi do të shkojnë më së miri nëse nuk do të jeni ju ata të cilët do ta prishni rrjedhën e tyre. Përpiquni të ruani disa sekrete dhe informacione konfidenciale. Nëse ju do t’i ndani ato edhe me të tjerët, kjo mund të sjellë një situatë të pakëndshme më vonë, të cilën ju as nuk e kishit menduar.

 Gaforrja

Etja për risi dhe ndryshim do të jetë e pranishme tek ju. Duhet të jeni të kujdesshëm kur të investoni në një ndërmarrje të panjohur ose kur të bashkoheni në një lojë, rregullat e të cilës nuk i kuptoni plotësisht. Stabiliteti financiar dhe perspektiva mund të provojnë edhe aftësitë tuaja.

Luani

Ditën e sotme nuk do ta keni të lehtë ta shihni në sy partnerin tuaj, madje edhe kur fjala është për argëtim. Duhet të jeni më të rezervuar kur takoni njerëz të rinj. Një dialog mund të krijojë përçarje mes jush dhe madje mund të degjenerojë deri në një pikë që ju nuk mund ta kishit imagjinuar. Temat e natyrës financiare, eksperimentale ose profesionale duhet të diskutohen me kujdes maksimal.

Virgjëresha

Sot shumë pak ide të reja kalojnë testin e realitetit. Nëse ju jeni një eksperimentues dhe keni vendosmëri, një qasje e pazakontë do t’iu ndihmojë për të kapëcyer vështirësitë. Nëse ju jeni pragmatik, konservator dhe person që i përkushtoheni librave, nuk do të ndiheni rehat si pjesë e një ekipi të ri.

Peshorja

Kjo është një kohë e mrekullueshme për pushim. Megjithatë shpenzimi i kohës për kënaqësi mund të ketë dhe pasoja të caktuara negative. Për shembull ju mund të paguani për kënaqësitë. Ju mund t’i plotësoni tekat e papritura fëmijës tuaj, duke blerë një lodër të pazakontë, lodër për të cilën do ta humbasë interesin më vonë.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë e tensionuar për ju. Shtigjet e mëparshme nuk janë më interesante, por çdo gjë e re dhe e panjohur do të jetë dy herë më emocionuese. Kur të përballeni me risi në jetën tuaj private duhet të siguroheni për të mbajtur ekuilibrin e duhur mes mënyrës si ju i keni parë gjërat më parë dhe mënyrës se si duhet t’i shihni ato tashmë.

Shigjetari

Komunikimi me njerëzit përreth jush do të jetë interesant. Në të njëjtën kohë nuk do të privohet nga problemet. Ju mund të arrini një mirëkptim të plotë sa i përket një subjekti teorik, por do të përballeni me disa pengesa sa i përket anës praktike.

Bricjapi

Pozicioni financiar i atyre që i përkasin shenjës së Bricjapit do të jetë mjaft premtues. Nuk do të keni dyshime në aftësinë tuaj për të fituar dhe për të siguruar jetesën tuaj. Një rol të rëndësishëm për këtë do të luajnë edhe kursimet.

Ujori

Sot mund të përballeni me disa keqkuptime. Në vend të bashkëpunimit dhe dëshirës për të vepruar sëbashku, ju mund të përballeni me refuzimin e dikujt apo me kritika. E rëndësishme është të flisni dhe të sqaroni çdo keqkuptim të mundshëm.

Peshqit

Sot do të jetë e vështirë për peshqit për të kontrolluar një situatë dhe për t’iu përshtatur rrethanave. Përpjekjet tuaja për të menduar në mënyrë logjike nuk do të jenë gjithmonë të suksesshme. Më mirë duhet të përmbaheni nga vetëbesimi i tepruar./tvklan.al

 






Të ngjashme