Horoskopi 20 Mars 2018
Dashi – Pothuajse gjithkush do të bëjë gjithçka mundet për ju. A përfitoni ju nga kjo situatë? Sigurisht që po. Keni të drejtën të merrni gjithçka mundeni, për sa kohë nuk i përket dikujt tjetër.
Demi – Nuk duhet ta lejoni veten të intimidoheni nga njerëz që ulërijnë dhe bëjnë ndonjë skenë. Planetët thonë se ky është një veprim të cilin ata e bëjnë vetëm për t’u dukur më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm se sa janë në të vërtetë. Injorojini dhe do të largohen vetë.
Binjakët – Nuk jeni në humor pune sot, por nuk duhet të shqetësoheni. Në afatin e gjatë do të keni më shumë përfitime nëse u jepni një mundësi rikarikimi baterive tuaja mendore, fizike dhe emocionale.
Gaforrja – Nuk duhet t’i lëni standardet të rrëshqasin. Punëdhënësit dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm do t’ju vëzhgojnë nga afër e madje edhe mund t’ju testojnë. Sigurohuni që do u lini përshtypje të mira.
Luani – Çdokush që përpiqet tu detyrojë të bëni diçka që ju e dini që është gabim duhet të mësojë nga ju se nuk keni asnjë qëllim të bini në grackën e tyre. Dielli po lëviz në favorin tuaj sot dhe nuk keni asnjë nevojë për hile.
Virgjëresha – Duhet të keni kujdes në marrëdhënien me njerëzit që dinë si të luajnë me frikën tuaj. Gjithçka u thonë ata merreni me rezerva. Faktet gjejini vetë.
Peshorja – Çdokush që mendon se ju jeni të tërhequr, duhet të mendojë serish kur të shikojnë se sa në mënyrë energjike ju shkoni pas ëndrrave tuaja. Mos harxhoni kohë me mendime – bëni çfarë duhet bërë me gjithë forcën tuaj.
Akrepi – Ndjenjat tuaja po dalin pothuajse në sipërfaqe dhe në momentin që shikoni një rrezik do të bëheni shumë i ndjeshëm dhe do të nisni të vendosni nevojat e të tjerëve para tuajave. Planetët ju këshillojnë të vendosni vetën përpara.
Shigjetari – Dielli lëviz në zonën dinamike të shenjës suaj sot dhe do të kuptoni se një fazë më e mirë për ju shtrihet përpara. Javët e para vetëbesimi juaj do të jetë aq i madh sa nëse u vendosni një emër ëndrrave ato do të realizohen.
Bricjapi – Përpiquni të mos i shpërdoroni burimet tuaja. Javët e kaluara kanë qenë të mira në aspektin e socializimit dhe keni qenë shumë bujar. Duhet të ndryshoni. Nuk mund të vazhdoni të paguani për të tjerët nga portofoli juaj.
Ujori – Lëvizja e diellit në favorin tuaj do të bëjë që të nisni të bëni plane se ku do të shkoni. Mos i bëni të gjitha planet për një herë dhe mos e konsumoni veten. Mbani disa rezerva.
Peshqit – Bëni paqe më personin që jeni zënë javët e fundit. Kur të shikoni pas do të kuptoni se nuk është diçka e rëndësishme, aq më tepër diçka aq e rëndësishme sa për të sakrifikuar një miqësi për të. Kërkojini ndjesë njëri-tjetrit dhe vazhdoni përpara.
/tvklan.al