Horoskopi 21 Korrik 2018
Dashi – Nuk ka asnjë rëndësi çfarë keni bërë javën apo muajin e kaluar. Gjëja e vetme që ka rëndësi është se çfarë do të bëni javën dhe muajin që vjen. Me largimin e diellit nga shenja juaj duhet të veproni dhe të bëni gjëra që ju kënaqin.
Demi – Mos u surprizoni nëse në 48 orët e ardhshme shfaqeni më i ndjeshëm nga sa jeni zakonisht. Ndryshimi i shenjave tek dielli do të sjellë ndryshime edhe në rrethanat tuaja dhe do të ju nevojitet pak kohë për tu mësuar. Do t’ia dilni.
Binjakët – Pavarësisht se javët e fundit i keni mbajtur mendimet për vete, tashmë dukeni shumë të vendosur për të folur. Në rregull, por mos harroni se ka pasur një arsye pse e kishit kyçur gojën. A nuk ekziston më ajo arsye?
Gaforrja – Dielli po përgatitet të largohet nga shenja juaj, por kjo nuk do të thotë se juve do t’ju mungojë energjia. Përkundrazi, keni grumbulluar kaq shumë energji sa do të vazhdoni me të njëjtën shpejtësi të javëve të fundit.
Luani – Një cikël i ri diellor po nis dhe veprimet tuaja të ditëve të ardhshme do të përcaktojnë tonin e 12 muajve në vijim. Fokusohuni në gjëra të mira dhe fisnike – të tillë jeni ju.
Virgjëresha – Një fazë e re fillon në jetën tuaj, por duhet të bëni kujdes të mos tërhiqeni në botën tuaj të brendshme përnjëherësh. Qëndroni në kontakt me njerëz, vlerat e të cilëve janë pak a shumë të ngjashme me tuajat, edhe nëse mendoni se duhet një farë tërheqjeje.
Peshorja – Aktiviteti kozmik do t’ju inkurajojë të përfshiheni më shumë në çështje të komunitetit. Mos shikoni vetëm interesin e miqve dhe të shokëve, shikojeni botën në tërësi.
Akrepi – Teksa dielli lëviz drejt fushës së karrierës të shenjës suaj ju do ta keni më të lehtë t’u afroheni njerëzve me pushtet. Por mos ju afroni atyre vetëm për pushtet. Cila është ideja juaj e madhe? Cili është plani juaj i madh? Thojuani atyre.
Shigjetari – Ana aventurore e natyrës suaj do të dalë në pah përgjatë ditëve të ardhshme. Nëse ditët e fundit nuk e keni kënaqur shumë veten, tani është koha e duhur për ta bërë.
Bricjapi – Pavarësisht të gjtihave, nuk keni asnjë arsye për ta fshehur veten nga bota. Çështjet e mëdha kërkojnë zgjidhje të mëdha dhe truri juaj do të kërkohet në periudhën në vazhdim.
Ujori – Me ndryshimet kozmike në vazhdim ju do ta gjeni veten përballë disa çështjeve të partneritetit. Shikoni të gjeni zgjidhje që i kënaqin të dyja palët, në vend që të kërkoni zgjidhje që ju kënaqin vetëm ju.
Peshqit – Duhet ta pranoni faktin se nuk do ta përfundoni projektin, për të cilin keni kohë që po punoni. Të paktën jo edhe për ca kohë. Ju duhet të vendosni nëse do ta shtyni për një tjetër datë, apo do ta fundosni tërësisht. /tvklan.al