Horoskopi 21 Mars 2018


Horoskopi 21 Mars 2018

09:04 21/03/2018

Dashi – Nëse ju duhet ndihmë sot duhet të dilni hapur dhe ta kërkoni. Sikurse ju nuk mund tua lexoni mendjen të tjerëve, edhe ata e kanë vështirë t’ua lexojnë mendjen ju dhe të kuptojnë menjëherë kur ju duhet ndihmë.

Demi – Juve ju duhet një sfidë që t’ju bëjë të arrini përtej limiteve tuaja të zakonshme. Një sfidë e tillë do të vijë sot ose nesër. Nëse ndjeni nevojë për ndihmë atëherë kërkojeni.

Binjaket – Nganjëherë ju duhet të mblidhni mëngët dhe të futeni në brendësi të jetës së rrëmujshme dhe kjo është një prej atyre herëve. Hidhini dyshimet për veten pas krahëve dhe tregojuni shefave se çfarë dini të bëni.

Gaforrja – E vetmja gjë që mund t’ju mbajë pas është vetëkuptimi që keni për kufizimet. Lëreni të lirë imagjinatën tuaj dhe mos u frikësoni të ndiqni muzën tuaj kudo që ajo t’ju çojë.

Luani – Mos harxhoni kohën tuaj të çmuar duke qarë pas gjërave që keni humbur pasi ato kanë ikur dhe nuk mund të kthehen më. Punoni ta bëni të nesërmen më të mirë se të ardhmen.

Virgjëresha – Duhet të përballeni me ndjenjat tuaja sot, pa marrë parasysh se sa të dhimbshme mund të jenë. Mbi të gjitha duhet të pranoni se nuk jeni gabim të ndiheni në mënyrën si ndiheni.

Peshorja – Qetësohuni pak, në fakt qetësohuni shumë. Keni arritur shumë, por e keni sforcuar veten përtej mundësive. Duhet të ndani kohë për rigjenerim energjish.

Akrepi – Gjithçka është e arritshme për ju nëse keni guximin të provoni. Mbi të gjitha, ju duhet të kaloni frikën e humbjes ose të të qenit i dyti më i mirë. Ju nuk mund të jeni gjithmonë më i miri.

Shigjetari – Keni një obligim të ndihmoni njerëzit që ju kanë ndihmuar në të shkuarën. Mos i zhgënjeni. Mund të jetë e vërtetë se problemet e tyre janë të vetëshkaktuara, por kjo nuk është puna juaj.

Bricjapi – Vija ndarëse mes ndihmës dhe ndërhyrjes në punët e tjetrit mund të jetë shumë e vështirë për tu kuptuar dhe nëse e kuptoni gabim, mund të përfundoni duke marrë kritika të ashpra.

Ujori – Mos rrezikoni me çfarë keni në zotërim dhe me çfarë fitoni. Nëse dikush përpiqet t’ju bindë të investoni në një projekt të ri, gjëja më e mirë që mund të bëni është të thoni ‘jo’ menjëherë.

Peshqit – Mund të mendoni se po i afroheni një qëllimi të synuar prej shumë kohësh,, por a është e vërtetë? Planetët ju këshillojnë të mos gënjeni veten për gjëra që nuk janë të mundura.

/tvklan.al






Të ngjashme