Horoskopi 22 Gusht 2017


Horoskopi 22 Gusht 2017

09:12 22/08/2017

Dashi – Mendimet i keni të qarta sot, por do ta keni të vështirë të ndërmerrni veprime. Një forcë duket se ju mban pas. Duhet të shfrytëzoni mundësitë për të përmbushur detyrat.

Demi – Mos e shtyni veten të arrini diçka që nuk po funksionon. Duke këmbëngulur në diçka që nuk do të bëhet gjithsesi, ju vetëm se do të krijoni armiq. Keni nevojë për një qasje të arsyeshme dhe të rezervuar sot.

Binjakët – Keni disiplinën dhe gjithçka ju duhet për të përmbushur detyrat tuaja. Duhet të jeni më i qartë në mendime. Keni vullnetin e duhur për të përmbushur çdo punë që nisni.  

Gaforrja – Këmbëngulja në mendimet tuaja lidhur me punën nuk është mënyra më e mirë për të fituar miq. Është koha të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja. Jini mirëkuptues edhe ndaj objektivave të të tjerëve.

Luani – Kur mendoni se gjithçka po shkon sipas parashikimeve, ju shfaqet një tjetër pengesë. Nuk duhet të mërziteni. Nuk mund të kontrolloni gjithçka. Gjithmonë ka surpriza, ju vetëm duhet të planifikoni sa mundeni.

Virgjëresha – Jeni shumë emocionalë sot. Gjërat po vijnë në pikën e tyre kritike. Gjërat e vogla në marrëdhënien tuaj që ju i keni injoruar po ju rikthehen në probleme. Mos u ktheni në paranojakë, nuk e keni të gjithë botën kundër.

Peshorja – Mos u ndjeni konfuzë. Merrni frymë thellë dhe qetësohuni. Mos u nxitoni për të dalë në përfundime të menjëhershme. Kjo vetëm se do t’ju frustrojë dhe do ju bëjë të humbni kohë.

Akrepi – Përqafojini të dashurit tuaj. Ndiqni zemrën. Gjërat do të rrjedhin nëse ua jepni mundësinë, mos u përpiqni ta luftoni fatin e mirë që ju vjen në derë.

Shigjetari – Dëgjoni zogjtë sot. Ata kanë një këngë për ju, ju thonë të jeni të lumtur. Harxhoni kohë duke bërë gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Lidhuni me njerëz kreativë që të projektoni gjëra që nxjerrin në pah anën tuaj artistike.

Bricjapi – Pas zemrës suaj ka një fuqi që mund t’ju fusë në rrezen e romancës dhe dashurisë. Kjo është një ditë e mirë për të lëvizur drejt dikujt. Zjarri juaj i brendshëm është më i fortë se kurrë. Ndajeni këtë ngrohtësi.

Ujori – Ndjeni se keni nevojë për pak më shumë vëmendje se zakonisht. Por, afër mund të keni dike që ka më shumë nevojë se ju. Duhet të bëni kujdes pasi kjo situatë mund të krijojë tension në një marrëdhënie të rëndësishme për ju.

Peshqit – Gjërat ju shkojnë mbarë në jetë sot. Por, vetëm nëse ju i lejoni të shkojnë në rrjedhën e tyre. Së pari duhet të hapni krahët për të dhënë e pastaj për të marrë. Mbajini krahët hapur për të përqafuar të dashurit tuaj. Mos harroni se të jepni dashuri është po aq e rëndësishme sa të merrni.

/tvklan.al






Të ngjashme