Horoskopi 23 Dhjetor 2017


Horoskopi 23 Dhjetor 2017

08:54 23/12/2017

Dashi – Është koha e duhur për të nisur një dietë. Kalimi i festave të fundvitit në dietë do ju shtojë vetëbesimin. Mos pini shumë alkool dhe mos konsumoni shumë ëmbëlsira.

Demi – Bëni bilancet e vitit që po lëmë pas dhe planet e duhura nëse dëshironi të keni më shumë para. Nëse nuk keni të ardhura sa mendoni se duhet të keni, atëherë diçka nuk po e bëni siç duhet.

Binjakët – Është koha për të kontrolluar gjithçka, nga shpenzimet personale tek të fëmijëve dhe kreditë. Një bilanc i mirë në fund të vitit mund t’ju ndihmojë për një nisje të mirë të 2018-ës.

Gaforrja – Duhet të punoni pak me paraqitjen tuaj në këto kohë festash. Pak punë e kombinuar me energjinë e ditës së sotme do t’ju japë një sharm tjetër.

Luani – Festat që janë në prag përbëjnë kohën më të mirë për ata që duan të rivendosin kontakte me miqtë e tyre. Jini të hapur edhe për miqësitë e reja, mund të jenë shumë produktive sa i përket përmbushjes personale.

Virgjëresha – Sot është një ditë shumë pozitive për ju. Energjia e personave të afërt, përfshirë nipërit dhe mbesat do ju mbushë me gëzim. Është radha juaj të bëni planet familjare.

Peshorja – Kreativitetin tuaj mund ta përdorni më shumë se kurrë në këto kohë festash. Është koha të bëni plane kreative për pushimet në prag.

Akrepi – Nuk jeni të kënaqur me vendin tuaj të punës? Pse nuk shikoni një tjetër për në vitin e ri? Është në dorën tuaj ta ndryshoni situatën. Mendoni të bëheni bos i vetvetes.

Shigjetari – Ju jeni të ndjeshëm dhe impresivë. Megjithëse do të përballeni me shumë presion, do t’ia dilni. Gjithçka ju duhet është të përqendroheni në punën tuaj.

Bricjapi  – Ju nuk jeni personi i vetëm kokëfortë në botë, një si vetja mund ta keni sot përballë. Provoni të dëgjoni në vend që të flisni dhe do të mrekulloheni nga ato që do të mësoni.

Ujori – Jeni në kulmin e emocioneve dhe humbja e kontrollit nuk është e vështirë. Mbi të gjitha jeni njeri. Mësoni sa mundeni nga eksperiencat dhe ecni para.

Peshqit – Sot do të ndiheni emocionalë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Javën e re do ta nisni me energji të reja. Fokusoni në detyrat tuaja dhe çlodhuni më pas. E meritoni!

/tvklan.al






Të ngjashme