Horoskopi 23 Shkurt 2018


Horoskopi 23 Shkurt 2018

09:00 23/02/2018

Dashi – E vetmja mënyrë për të kaluar pengesat është ta lëshoni veten në punë dhe ta mbani trurin e zënë. Sa më pak të mendoni për çfarë ka shkuar keq, aq më mirë. Është koha të shikoni nga e ardhmja.  

Demi – Ajo që duhet të kuptoni është se bota nuk ju ka borxh ju apo dikujt tjetër, ndonjë gjë. Nëse prisni diçka të tillë do të zhgënjeheni. Jeta juaj është në dorën tuaj – bëni diçka me të.

Binjakët – Pa dyshim që nganjëherë ndjeni se mund ta merrni botën përballë dhe të fitoni, por ndërgjegjja duhet t’ju tregojë sa e pamundur është. Duhet të ulni pritshmërinë, por të mos rrini duarkryq.

Gaforrja – Ato që do të dëgjoni dhe shikoni sot do t’ju frymëzojnë të bëni disa gjëra të rëndësishme. Mos i dëgjoni ata që ju këshillojnë vetëpërmbajtje. Ju e dini shumë mirë se mund t’ia dilni.

Luani – Para se të nisni diçka të re, projekt, hobi apo çfarë do qoftë, pyeteni veten se sa mund t’ju kushtojë në afatin e gjatë. Dhe mos mendoni vetëm koston financiare.

Virgjëresha – Diçka që duket paksa negative sot mund të prodhojë rezultate shumë pozitive. Jepuni kohë gjërave të funksionojnë.

Peshorja – Ju pëlqen të sillni lumturi në jetët e njerëzve të tjerë, por herë pas here pyesni veten nëse ia vlen përpjekja. Nëse dikush që ndihmoni sot ju vë në vështirësi, më e mira është të tërhiqeni dhe ta lini që t’i vuajë vetë pasojat. Nuk mund të ndihmoni çdokënd.

Akrepi – Për shumë arsye, ajo për të cilën po përpiqeni t’i bindni të tjerët nuk kuptohet nga ata. Ndoshta po shtyni përpara më tepër se duhet. Ndoshta duhet të përdorni fjalë më të vogla që t’ju kuptojnë më mirë. Jo të gjithë ecin me shpejtësinë tuaj.

Shigjetari – Ndershmëria është qartësisht strategjia më e mirë, kështu që mos thoni gjëra që e dini që nuk janë të vërteta vetëm për të kënaqur të tjerët. Të gjithë kanë nevojë të dinë të vërtetën.

Bricjapi – Ju doni shumë që gjërat të qëndrojnë siç janë, por me kaq shumë aktivitet kozmik, kjo është e pamundur. Mësohuni me idenë e ndryshimit, pasi ndryshimet e vërteta në jetën tuaj do të ndodhin së shpejti.

Ujori – Problemet me paratë do të kalojnë brenda disa ditësh, kështu që mjaft e lodhët veten. Duhet ta dini që çdo sfidë sjell me vete edhe një zgjidhje të mundshme. Qëndroni gati për të vepruar në momentin e duhur.

Peshqit – Disa njerëz gjithmonë duken negativë – është pjesë e natyrës së tyre  – por ju nuk jeni i detyruar t’i dëgjoni dhe në asnjë mënyrë të bëni çfarë bëjnë ata. Buzëqeshni dhe bota do ju duket më e bukur.

/tvklan.al






Të ngjashme