Horoskopi 26 Gusht 2016
Dashi
Ditë thuajse perfekte. Do të merrni telefonata dhe mesazhe pa fund. Një mbrëmje romantike ju pret…sigurisht me partnerin tuaj. Fati në dashuri është në anën tuaj këtë herë. Nëse jeni beqar është mirë që të mendoni pak për një partnere, pasi do dilnit nga monotonia që ju karakterizon.
Demi
Do të jeni në gjendje të zgjidhni edhe problemet më të mëdha që mund t’ju dalin sot përpara. Optimizmi dhe durimi juaj do t’i japin zgjidhje një çështjeje “të bezdishme”. Eksperimentoni diçka të re me look-un dhe pamjen tuaj, organizoni një mbrëmje “të çuditshme”, pasi do t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe.
Binjakët
Dita e sotme nuk ju ofron ndonjë të re, thjesht do të angazhoheni me punët tuaja të përditshme. Në fakt ju prisnit për diçka të veçantë, por asgjë në horizont. Megjithatë fantazia nuk do t’ju mungojë.
Gaforrja
Yjet sot kanë menduar t’ju shndërronjë në një person “të plotfuqishëm”, për të zgjidhur gjithçka ashtu siç ju i dëshironi qoftë në punë apo në jetën sentimentale. Miqësi të reja, natë plot passion dhe eksperienca të pa provuara.
Luani
Për një pjesë të mirë prej jush kjo ditë do të jetë interesante përsa i përket aspektit professional dhe financiar. Nëse jeni i dashuruar, yjet ju sugjerojnë që t’i shijoni në maksimum momentet me partnerin tuaj. Nëse jeni beqar do të kuptoni që po ju “gjuajnë” nga shumë anë.
Virgjëresha
Ditë stimuluese dhe produktive. Do të arrini të zgjidhni situata me njerëz që janë të vështirë për t’u kuptuar. Do të jepni më të mirën nga vetja juaj saqë këto persona do t’ju shohin me shumë dashamirësi. Mbrëmje e këndshme për ta ndarë me partnerin tuaj, si dhe për të shijuar ndonjë lëng me miqtë tuaj simpatik.
Peshorja
Dita e sotme mund t’ju rezervojë disa pakënaqësi në anën profesionale. Do të jetë Hëna ajo që do të ndihmojë për ta zgjidhur këtë problem si dhe për t’ju mbështetur nga ana financiare. Udhëtime të këndshme ju presin. Do të ketë të reja nëse zemra juaj është e lirë.
Akrepi
Në punë do t’ju ofrojnë një pozicion më të lartë, por sigurisht më impenjues. Mundohuni të gjeni pak kohë për relaks. Në jetën sentimentale keni nevojë për të ndryshuar disa rregulla në çift pasi raporti juaj ka filluar të bëhet monoton.
Shigjetari
Planetet në shenjën tuaj janë shumë të rrëmujshëm. Duhet të prisni për një zgjidhje dhe sidomos në sferën sentimentale. Një shqetësim nga një person do të mbushë ditën tuaj me tensione. Evitoni çdo situatë që mund t’ju jap stres dhe mos u bëni pjesë e situatave të rrezikshme.
Bricjapi
Ky është moment juaj nëse keni ndonjë projekt për të finalizuar ndaj programoni gjithçka me detaje. Ditë e mirë për të bërë biznes. Jeta sentimentale është për mrekulli, e freskët dhe plot ngjyra ashtu si një “flutur”.
Ujori
Pjesa më e madhe e planeteve janë të fokusuar për ta bërë ditën tuaj të bukur. Suksese profesionale, sportive dhe shumë miqësi të reja. Gjithçka që është dukur e vështirë për ju do të zhduket si me magji.
Peshqit
Kujdes, ditë jo e mirë nga ana financiare. Bëni mirë të evitoni disa blerja në mënyrë që të mbani nën kontroll anën tuaj ekonomike. Disa probleme në familje nuk do t’ju lejojnë të shijoni disa momente romantike me partneren tuaj megjithatë mundohuni të gjeni një zgjidhje./tvklan.al