Horoskopi 26 Nëntor 2020
Dashi- Do jeni shumë i hallakatur sot dhe nuk do arrini që të bëni të gjitha gjërat që kishin menduar. Do jeni shumë energjikë dhe do kërkoni sfida të reja, por sërish do lini nis mes. Të dashuruarit të kenë kujdes.
Demi- Planetet do të jenë në favorin tuaj dhe ju do jeni në qendër të vëmendjes sot. Do keni mundësi që të vendosni për fatin e të tjerëve, por do tregoni mirësi. Çështjet e dashurisë do i keni në rregull.
Binjakët- Nga puna gjithçka do të jetë mirë dhe ju do keni mundësi të tregoni që jeni i aftë të punoni në grup. Lajme të mira do dëgjoni për sa i përket dashurisë dhe do kaloni një ditë të lumtur.
Gaforrja- Planet tuaja po bëhen dhe më konkrete dhe ju tashmë i keni idetë të qarta. Një ditë pozitive do kaloni sot dhe do dëgjoni lajme të mira. Duhet të keni kujdes me shpenzimet që do kryeni.
Luani- Hëna dhe Marsi do jenë në favorin tuaj dhe ju do jeni gati për të marrë një detyrë të re. Do jeni i gatshëm për çdo gjë që do u thuhet të bëni dhe do tregoni shumë qartësi dhe seriozitet. Dhe nga çështjet e dashurisë do keni gjithçka në rregull.
Virgjëresha- Një lajm të mirë do dëgjoni dhe do merrni një surprizë që nuk e kishit pritur kurrë. Do bëheni pjesë e një gare të vogël dhe do arrini të fitoni. Lajme të këqija do të ketë për beqarët sot.
Peshorja- Shumë gjëra nuk do jenë në favorin tuaj sot. Një problem më familje do u shqetësojë, por nëse mundoheni gjithçka do zgjidhet. Për sa i përket çështjeve të dashurisë duhet të keni kujdes sepse një problem po u mundon.
Akrepi- Çdo gjë do shkojë për keq sot. Planet tuaja do të shkatërrohen dhe njerëzit që keni përreth do u pengojnë. Nëse keni menduar për të bërë shpenzime duhet të keni shumë kujdes.
Shigjetari- Një ditë e mirë do jetë kjo e enjte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Për sa i përket çështjeve të dashurisë, gjithçka do të jetë shumë mirë dhe do kaloni momente të paharrueshme sot.
Bricjapi- Një problem do u shqetësojë gjatë gjithë ditës, por do arrini që ta zgjidhni në mbrëmje. Do keni disa keqkuptime në punë, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Udhëtimi që kishin planifikuar do të shtyhet për një kohë tjetër.
Ujori– Disa gabime që keni bërë ditët e fundit do i rregulloni sot. Do arrini që të kuptoni të tjerët dhe të shuani të gjitha keqkuptimet. Momente të bukura do kaloni me partnerin tuaj, edhe për beqarët ka lajme të mira.
Peshqit- Një këshillë do që merrni sot do u ndikojë pozitivisht. Sot do të merrni një vendim shumë të rëndësishëm dhe mund të lëndoni personat që u rrethojnë. Prisni një telefonatë dhe do dëgjoni një lajm të mirë./tvklan.al