Horoskopi 27 Korrik 2018
Dashi – Nëse jeni në një lidhje sot do i merrni gjërat seriozish dhe marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Asnjeri nuk do kërkojë gjëra të pamundura, do jeni realistë.
Demi –Jeta juaj në çift nuk do ecë aspak ashtu si ju keni dashur. Mund të lindin mosmarrëveshje për shkak të kokëfortësisë. Beqarët duhet të tregohen të duruar.
Binjakët – Ditë pasionante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do mundoheni të përgatisni surpriza në mënyrë që ta kënaqni partnerin.
Gaforrja –Pika më e fortë e lidhjes suaj është respekti që keni për njëri-tjetrin. Kjo do bëjë që edhe sot gjithçka të jetë e qetë dhe pa probleme. Beqarët do e kenë të vështirë ta ndryshojnë.
Luani –Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do keni debate të vazhdueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme.
Virgjëresha –Ditë e zakonshme dhe pa asnjë të re do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Beqarët nuk do jenë aspak në humor për të kërkuar.
Peshorja – Do jeni shumë më të përgjegjshëm sot juve që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni një e nga një problemet që keni pasur. Beqarët do kenë plotë mundësi për aventura.
Akrepi –Ditë shumë problematike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni kokëfortë dhe inatçi. Pasojat do i vuani ju, por kur t’i kuptoni gabimet do jetë vonë.
Shigjetari – Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe nuk pritet të keni mosmarrëveshje të forta me të. Beqarët do kërkojnë persona që t’ua shprehin me fjalë ndjenjat.
Bricjapi –Nuk do jetë aspak ditë e mirë për të dashuruarit kjo e sotmja. Komunikimi do jetë goxha i vështirë për t’u rivendosur serish dhe mosmarrëveshjet do jenë të njëpasnjëshme.
Ujori – Mos ëndërroni shumë sot juve që jeni në një lidhje sepse realiteti do ju duket akoma më i trishtë nga sa mund të jetë. Beqarët do njihen mirë me një person.
Peshqit – Do jeni të ëmbël, shprehës, por edhe impulsivë e të paduruar gjatë kësaj dite ju të dashuruarit. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë të dalin nëpër takime.
/tvklan.al