Horoskopi 28 Gusht 2016


Horoskopi 28 Gusht 2016

09:21 28/08/2016

Dashi

Sot ndiheni tërësisht konfuz dhe i lodhur. Nuk keni nerva të dëgjoni askënd madje as familjarët e tu. Jeni shumë i përqendruar në problemet tuaja private dhe e keni mendjen vetëm tek “loja erotike”. Energjia fizike nuk  ju mungon, por do të bënit mirë nëse do të ushtronit ndonjë lloj sporti.

Demi

Mezi keni pritur t’ja thoni hapur mendimin tuaj një kolegie, por për fat të keq kjo gjë mund të ndikojë në karrierën tuaj. Nëse keni nevojë të flisni me dikë mundohuni të zgjidhni një person të besuar. Një herë lejohet që punën e sotme ta kryesh nesër meqenëse nuk jeni në formën tuaj më të mirë. Keni nevojë vetëm për qetësi.

Binjakët

Bëhu më shumë romantik dhe i dashur, kështu dëshiron t’ju shohë Hëna. Mos e lini fizikun tuja të marrë forma të këqija, po përqendrohuni për më të mirën. Shëtitjet në natyrë do t’ju bëjnë të ndiheni akoma dhe më mirë.

Gaforrja

Ditë super kjo falë ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nuk do t’ju mungojnë idetë gjeniale, për të programuar perfekt agjendën e javës që vjen. Gjithçka shkon mirë në jetën tuaj, si nga ana shëndetësore dhe ajo private.

Luani

Ditë e mërzitshme kjo e sotmja nga të gjitha drejtimet. Probleme të  vogla nga ana familjare dhe ajo personale. Për dikë prej jush që ka përjetuar një eksperiencë negative në të shkuarën, do të bini sërish “pre” e këtyre mendimeve. Nuk keni kurajon e duhur që të bëni përpara në dashuri, pasi stepeni nga diçka. Bëni mirë të “karikoni” bateritë dhe të merrni një vendim.

Virgjëresha

Të qetë, por produktiv. Keni shumë yje në favorin tuaj sot. Do të merrni lajme të mira, takime me miq, si dhe të reja nga ana sentimentale. Miqësitë e mira në ditët e sotme vlerësohen po aq sa një marrëdhënie personale, ndaj tregohuni i zgjuar në të dy rastet.

Peshorja

Ndikimi i Hënës dhe i Uranit në shenjën tuaj sot do t’ju krijojnë vetëm rrëmujë si në shtëpi ashtu edhe në zemër e mendje. Do të jeni gati të hiqni dorë nga një udhëtim edhe pse tanimë e keni prerë biletën.

Akrepi

Romantik dhe të buzëqeshur që me mëngjes. Momente të veçanta me partnerin tuaj, si dhe do të merrni kurajon të bëni një deklaratë dashurie sot. Yjet janë në favorin tuaj ndaj mos hezitoni.

Shigjetari

Partneri juaj ju dashuron shumë, por nuk merr të njëjtën gjë nga ti. Eh…nuk thonë kot që kjo botë është e mbushur plot me “gënjeshtra”. Kujdes, ndajini gjërat. Kushtojini kohë edhe miqve, jo vetëm kur keni ineters.

Bricjapi

Dita juaj sot është me plot të mira. Si fillim do të merrni ftesë për të dal me personin e zemrës  tuaj, i cili ju ka pranuar ashtu siç jeni edhe me disa “defekte”. Kujdes, mos ia merrni për dobësi. Mundohuni ta lumturoni edhe ju atë. Shëtitje dhe argetim gjatë mbrëmjes, të cilat do t’ju japin një gjallëri të pa masë.

Ujori

Sot do të keni një shpirt organizativ. Do të organizoni të gjitha ditët e javës në bazë të një programi të cilin e kishit menduar prej kohësh. Ditë aktive dhe me plot projekte ju presin, ndaj zgjohuni sa më parë nga krevati.

Peshqit

Problemet e vjetra do të marrin sot zgjidhjen e duhur. Do të merrni një lajm të mirë nga ana profesionale. Disa punë që kanë lidhje me biznesin do t’ju shkojnë mirë. Në jetën sentimentale gjithçka është e qetë dhe e këndshme./tvklan.al






Të ngjashme