Horoskopi 28 Janar 2017


Horoskopi 28 Janar 2017

08:34 28/01/2017

Dashi

Sot është një ditë që do t’ju tregojë se jeni lider në marrëdhënien tuaj. Beqarët do marrin ftesa të shumta për takime sot. Financat do jenë të qëndrueshme, nuk do keni probleme.

Demi

Jeni të preokupuar shumë me çështjet e punës dhe nuk po i kushtoni rëndësi. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin bëjnë mirë që ti marrin seriozisht  takimet me personat e rinj. Në planin financiar shmangni shpenzimet.

Binjakët

Edhe pse mënyra juaj e komunikimit nuk do të pëlqehet shumë nga njeriu juaj i zemrës sot. Beqarët të mërzitur nga vetmia do të marrin vendime të nxituara për të cilat do vuajnë pasojat. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Të jepni ultimatum sot mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për të vendosur autoritetin tuaj në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do ndjehen mirë me personat që do takojnë. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Luani

Në të ardhmen partneri/ja do t’ju fajësojë për një vendim, gjithsesi do keni përgjigjen e duhur për t’i kthyer. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar gjithçka do eci mirë.

Virgjëresha

Nuk është e nevojshme që të tjerët, përfshi edhe partnerin/en t’ju tregojnë rrugën sot. Jeni në gjendje të vendosni vetë edhe duke qenë nën presion. Beqarët duhet të tregohen më me këmbë në tokë. Në planin financiar bëni mirë t’i kryeni shpenzimet me maturi.

Peshorja

Të jeni krenarë sot do të sjellë pasoja në pozicionin tuaj të punës dhe në dashuri. Beqarët do realizojnë takime interesante sot. Edhe në planin financiar do jetë një ditë me fat.

Akrepi

Mos mendoni sot se si të hakmerreni ndaj një rivalit tuaj. Lërjani çdo gjë në dorë kohës. Beqarët do tërhiqen pa masë nga një person. Financat do jenë shumë të mira.

Shigjetari

Sot do të vendoseni përballë situatave të ndryshme që duhet ti jepni zgjidhje të shpejtë. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha takimet. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Bricjapi

Kujdes me sjelljet ndaj njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do tregohen mjaft joshës. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Ujori

Provoni ti ngjisni një nga një shkallët e suksesit. Beqarët edhe pse nuk do e kenë shumë mendjen te dashuria disa takime që do realizojnë do i bëjnë që t’ju rrahë fort zemra. Financat nuk do kenë probleme.

Peshqit

Në të shkuarën tuaj keni realizuar atë që keni dashur. Filloni të keni të njëjtin shpirt iniciative edhe sot. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante. Në planin financiar do arrini ta mbani situatën nën kontroll falë menaxhimit tuaj të mirë./tvklan.al






Të ngjashme