Horoskopi 29 Nëntor 2020


Horoskopi 29 Nëntor 2020

08:28 29/11/2020

Dashi– Sot do të kaloni një ditë të këndshme dhe do shijoni momente lumturie me miqtë dhe të afërmit tuaj. Të dashuruarit do të kenë një surprizë romantike. Lajme të mira dhe për ata që kërkojnë një punë të re.

Demi- Një problem do u sjellë shqetësime, që do u mundojnë gjatë gjithë ditës. Nuk duhet të shqetësoni pasi kjo situatë do të jetë kalimtare. Sot duhet të tregoni shumë kujdes dhe të mendoheni mirë para së të merrni vendime.

Binjakët- Një ditë e lumtur do jetë kjo e diel për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Lajme të mira do të keni nga puna, pasi do arrini të keni fitime të kënaqshme. Do merrni disa vendime të rëndësishme.

Gaforrja- Sot do të jeni të zënë me punë gjatë gjithë ditës dhe nuk do keni kohë as për familjen dhe as për miqtë. Një ide gjeniale do u sjellë fitime të mëdha dhe do arrini të ndihmoni dhe të tjerët.

Luani- Një surprizë që do merrni gjatë ditës do u bëjë të jeni shumë të lumtur. Të gjitha shqetësimet që u kanë munduar gjatë javës sot do të marrin fund. Lajme të mira do të ketë dhe për ata që kërkojnë punë.

Virgjëresha- Një problem shëndetësor nuk do u lejojë që të festoni me miqtë tuaj. Sot do kaloni një ditë të zymtë dhe këshillohet që të mos merrni asnjë vendim me rëndësi, pasi mund të dështoni.

Peshorja- Sot do jeni entuziastë dhe do arrini që të mbyllni që të gjitha punët e lëna pezull më herët. Për sa i përket çëshjeve financiare gjithçka është në rregull dhe sot do arrini që të përmbyllni një bashkëpunim të rëndësishëm.

Akrepi- Një ditë pozitive do kalojnë të gjitë ata që i përkasin kësaj shenje. Sot për ju do marrin fund problemet dhe mund të shijoni disa çaste të lumtura. Të dashuruarit do kalojnë momente romantike.

Shigjetari- Një vendim i rëndësishëm që do merrni sot do rezultojë shumë i suksesshëm. Do gjeni kohë dhe do kaloni momente të këndshme me familjarët dhe miqtë tuaj. Ata që janë të dashuruar do marrin një surprizë.

Bricjapi- Nuk do gjeni qetësi sot. Një problem shëndetësor nuk do u lë që të shijoni ditën. Do keni një sjellje të çuditshme, por duhet të keni kujdes pasi mund të shkaktoni probleme me personat që u rrethojnë.

Ujori- Energjia do mbizotërojë tek ju sot. Do jeni shumë efikas në punë dhe do merrni një shpërblim të mirë. Mosmarrëveshjet që keni pasur në familje do marrin fund dhe po ashtu mund të takoheni me një person shumë të rëndësishëm.

Peshqit- Sot do kaloni momente të lumtura dhe do merrni një surprizë që kishin kohë që e prisnit. Do arrini që me ndihmën e personave që u rrethojnë të merrni një vendim të rëndësishëm që do ndikojë pozitivisht në punën tuaj./tvklan.al






Të ngjashme