Horoskopi 29 Shtator 2016


Horoskopi 29 Shtator 2016

07:00 29/09/2016

Dashi

Interesi i Dashit për ndryshime dhe rinovime në lidhje me shtëpinë dhe çështjet familjare, ka filluar të bëhet më i fortë. Sot do shpikni ide të zgjuara dhe do bëni çmos për t’i vënë në zbatim.

Demi

Kjo është ditë e mirë për të pasur mysafirë në shtëpi. Ndryshimet si renovimi i shtëpisë, duhet t’i lini në prapaskenë. Duhet të shmangni çdo dekorim të shtëpisë suaj dhe gjithashtu çdo aktivitet që i jep një shije estetike asaj.

Binjakët

Është koha e duhur për komunikim informal. Do jeni të suksesshëm në arte. Do shijoni lirinë e komunikimit ndërpersonal dhe mundësinë për të mos i ndjekur rregullat strikte. Megjithatë, do ekzistojnë disa kufij në ndërveprimin me njerëzit.

Gaforrja

Kur të përpiqeni të bëni ndryshime në jetën tuaj, shtëpi, familje dhe marrëdhëniet me prindërit, mund të dilni me humbje financiare. Shpenzimet tuaja do jenë disi më të larta seç i keni planifikuar, ose se sa duhet të jenë.

Luani

Njerëzit rreth jush mund të shfaqin nevoja dhe dëshira që juve mund t’ju duken të pazakonta, të papërshtatshme dhe të papranueshme për moralin tuaj. Kontakti me partnerët mund të mos shkojë ashtu siç e kishit pritur. Sot, tërheqja e përbashkët bashkëshortore do rritet.

Virgjëresha

Në ditën e sotme, duhet të jeni tolerantë me veten. Në punë mund të tregoheni përtacë dhe do keni dëshirë për kohë të të lirë dhe për të bërë aktivitete të veçanta, për të cilat nuk do e keni problem t’i shpenzoni paratë tuaja.

Peshorja

Peshoret duan pushim, shoqëri të mirë dhe ndryshim aktivitetesh. Shanset e pazakonta për t’u argëtuar po rriten. Nëse keni vendosur të merrni një ditë pushim, duhet të shkoni diku ku nuk keni qenë asnjëherë. Mos e planifikoni itinerarin tuaj, numrin e shoqëruesëve dhe shpenzimet financiare para kohe.

Akrepi

Kjo është dita kur akrepat duan një stil formal komunikimi dhe kjo ndjenjë është shumë e fortë. Një festë e paplanifikuar me miqtë tuaj do ju sjellë në qejf. Kur vjen puna tek anëtarët e familjes suaj dhe njerëzve që njihni, do preferoni t’i shihni si lidhjet tuaja më të forta.

Shigjetari

Komunikimi me rrethin tuaj shoqëror, do jetë shumë i kënaqshëm. Mund të shkoni në udhëtime të paplanifikuara dhe mund të bëni miq të rinj kur të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër.

Bricjapi

Bricjapët do bëhen më dembelë se zakonisht. Do ju duhet të rikonsideroni gjendjen tuaj financiare dhe të ndryshoni listën e gjërave që blini. Do shijoni ushqime me shije të veçantë dhe dëshira erotike të caktuara në jetën tuaj intime.

Ujori

Sot ujorët do e kenë më të lehtë t’i rezistojnë bukurisë dhe sharmit të partnerëve të tyre. Nevojat tuaja do bien në kontradiktë me atë që ju ofrohet . Mund të mos ju pëlqejnë dhuratat që do ju bëjnë, në shenjë miqësie ose dashurie.

Peshqit

Erotizmi mund të bëhet një nga shqetësime tuaja fizike sot. Do tregoheni dembelë dhe të qetë në punë. Do shpërqendroheni nga njerëzit që sillen mirë me ju dhe mund të doni t’i flisni atyre. Do shpenzoni më shumë para në tekat rastësore dhe do doni një mjedis më të përshtatshëm për vete./tvklan.al






Të ngjashme