Horoskopi 3 Shtator 2016


Horoskopi 3 Shtator 2016

08:20 03/09/2016

Dashi

Gjithë ditën do të jeni të prirur për të vepruar nën ndikimin e emocioneve, iluzioneve dhe shpresave të kota. Një tjetër faze të jetës suaj po i vjen fundi, gjatë kësaj kohe ju keni arritur shumë. Kështu që nuk duhet të iluziononi apo të ndaleni në gabimet e të shkuarës.

Demi

Rreziku për ta gjetur veten sot në një qorrsokak është mjaft i lartë. Kjo do t’iu largojë dëshirën edhe për të bërë plane. Kështu që përpiquni të relaksoheni dhe t’i studioni situatat me qetësi, në mënyrë që të gjeni edhe një zgjidhje.

Binjakët

E gjithë dita juaj mund të jetë e fokusuar në tema teorike, abstrakte dhe idealiste. Fantazia do t’iu përfshijë. Megjithatë ju nuk duhet të përpiqeni për t’i realizuar këto ide të bazuara në fantazi sidomos kur bëhet fjalë për çështjen e biznesit.

Gaforrja

Jini të kujdesshëm dhe mos veproni nën ndikimin e pikëpamjeve racionale, energjive fetare dhe besimit të verbër në një ide unike progresive. Gjithashtu duhet të shmangni të gjitha veprimet të cilat bazohen dhe udhëzohen nga qëndrime të ngjashme.

Luani

Kjo nuk do të jetë dita e duhur për të diskutuar marrëdhëniet ndërpersonaleme me partnerin tuaj, miqtë apo të afërmit. Do ta keni të vështirë të dalloni kush ka të drejtë dhe kush jo, dhe me shumë gjasa ju do të ndiheni të mashtruar dhe të viktimizuar.

Virgjëresha

Ajo që është e rëndësishme për momentin për ju është të kujdeseni për shëndetin tuaj. Mos abuzoni me alkoolin apo me trajtime të ndryshme mjekësore. Duhet të relaksoheni dhe të mos lini pas dore ushtrimet fizike, pasi do t’iu ndihmojnë për të qenë në formë dhe të freskët.

Peshorja

Sot është e rëndësishme të kontrolloni emocionet tuaja, sferën intelektuale dhe ndërveprimet sociale. Mund të përballeni edhe me probleme shëndetësore. Nëse keni shpenzuar kohën tuaj të lirë duke shijuar alkool me miqtë apo keni kaluar një kohë të mrekullueshme diku tjetër, nuk duhet të befasoheni nëse në mbrëmje do ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Akrepi

Kokëfortësia dhe arroganca juaj në disa raste, do të sjellë pakënaqësi në familjen tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm kur përpiqeni të realizoni qëllimet tuaja personale. Kjo përpjekje mund të nxisë dhe një konflikt të mundshëm apo konfronim dhe mbi të gjitha nuk do të prodhojë asnjë rezultat.

Shigjetari

Marrëdhëniet tuaja sot me njerëzit më të afërt përgjithësisht do të jenë të qendrueshme. Mundohuni të përmbaheni nga të qenurit shumë kurioz, pasi kjo mund të shkaktojë disa reagime të papritura dhe ndoshta të dhimbshme për disa.

Bricjapi

Mos u fokusoni shumë tek grindjet apo dështimet e ditës. Në fund të fundit ato nuk do të kenë asnjë ndikim të rëndësishëm. Në fund të ditës ju do të jeni të qartë për veprimet e të tjerëve dhe do të kuptoni se akuzat drejt jush janë të padrejta dhe të pabaza.

Ujori

Gjasat e konfrontimit me armiqtë tuaj, rivalët, madje dhe partnerët mbetet e lartë gjatë ditës. Ju do ta keni të vështirë për të menaxhuar emocionet tuaja. Kjo mund të krijojë një situatë që do t’iu pengojë të mendoni me objektivitet.

Peshqit

Sot do të udhëhiqeni nga ndjenja dhe mendimet tuaja. Por do ta keni të vështirë gjithësesi për të marrë një vendim të caktuar. Dita do të karakterizohet nga takime të papritura dhe ngjarje të paparashikueshme./tvklan.al






Të ngjashme