Horoskopi 3 tetor 2016
Dashi
Sot do formoni një lidhje biznesi. Do firmosni një ortakëri me partnerin tuaj të ri dhe do ndiheni të qetë për të ardhmen tuaj. Fronti personal do ju sjellë vetëm zhgënjime. E dashura juaj do ju lërë e do ju thotë se ka gjetur dikë më interesant.
Demi
Demat do eliminojnë pasojat e gabimeve të tyre të mëparshme. Shefi juaj do ju thotë se projekti juaj ka një të metë të madhe dhe do kërkojë ta bëni nga fillimi. Në fund të ditës, pasi të jeni lodhur nga kjo, do shkoni në shtëpi me humor të prishur dhe do ia nxirrni inatin të afërmve tuaj.
Binjakët
Sot do karakterizoheni nga energjia e tepërt. Do rrezikoni ta lodhni veten totalisht, duke marrë mbi supe çështje shtëpie dhe pune. Kjo do përkeqësohet nga fakti se faktorët e jashtëm do jua vështirësojnë suksesin e iniciativave tuaja.
Gaforrja
S’është e rekomandueshme për gaforret sot ta vrasin mendjen për probleme pune kur janë vetëm. Do i drejtoheni njërit prej kolegëve tuaj për ndihmë dhe ata s’do mund t’ju refuzojnë nëse i bëni një kompliment. Kini vesim tek vetja se përpjekja do jua lehtësojë vështirësitë. Mos harroni ta falënderoni kolegun tuaj për ndihmë.
Luani
Sot do zbuloni një të metë në pamjen tuaj, disa rrudha shtesë në fytyrë ose disa kilogramë më shumë. Do vendosni ta luftoni menjëherë këtë problem. Si rezultat, do e kaloni të gjithë kohën në punë duke kërkuar zgjidhje në internet, për problemin tuaj. Do e gjeni një përgjigje, por do paguani një çmim të lartë për këtë. Shefi juaj do e vërë re që nuk jeni duke punuar.
Virgjëresha
Sot virgjëresha do ketë një pikëpamje të freskët për profesionin ose karrierën e saj. Do kujtoni historinë e një prej miqve tuaj të suksesshëm dhe do vrisni mendjen cilat emocione të merrni parasysh. Do ju bëhet e qartë se nuk e doni atë profesion dhe do vendosni të gjeni gjënë e duhur për ju që do ju sjellë të ardhura dhe që do ta bëni me dëshirë.
Peshorja
Nuk është e këshillueshme për peshoret të bien në mendime të thella sot. Tregohuni të zgjuar sapo të shihni një shans për të qenë i suksesshëm, pa qenë i stresuar. Kështu do bëni karrierë. Do merrni rritje rroge dhe do keni besim tek vetja. Duhet të veproni shpejt për sa i përket çështjeve personale.
Akrepi
Shijojeni natyrën. Bëni një shëtitje në park dhe admirojeni bukurinë e vjeshtës. Thithni ajrin e pastër. Reflektoni për vitin që shkoi dhe mendoni për të riun.
Shigjetari
Shigjetarët do forcojnë autoritetin e tyre në punë sot. Do jeni i vetmi nga kolegët tuaj që reagon ndaj politikave të menaxhimit të ri pa u ankuar. Shefi i ri do e kuptojë se do jeni ndihmë për të dhe do ju ofrojë bashkëpunim në terma të favorshëm.
Bricjapi
Sot do përjetoni një dramë personale. Do mësoni se personi që doni me gjithë zemër është treguar i pandershëm ndaj jush. Ndërkohë që e keni akuzuar për tradhti dhe gënjeshtra, do i injoroni telefonatat e tij. Në vend që të shkoni në shtëpi do shkoni tek një mik dhe do i kërkoni të shpenzoni disa ditë atje që të vendosni të ardhmen e marrëdhënies suaj.
Ujori
Sot do ju karakterizojë sjellja e pahijshme dhe agresive. Kjo gjë do zgjasë vetëm gjatë orëve të punës. Do i tregoni vendin dikujt që ju ka ofenduar dhe do mbyllni lidhjen me një partner i cili u bë shkak për dështimin e një projekti tuajin. Kur të shkoni në shtëpi do jeni vetvetja.
Peshqit
Sot peshqit do i lejojnë vetes kënaqësinë të kënaqen nga tekat e tyre. Buxheti familjar do pakësohet dhe të afërmit tuaj do shokohen nga gjërat që ju blini./tvklan.al