Horoskopi 30 Shtator 2016
Dashi
Interesi i dashit në risitë dhe eksperimentet e reja, do qëndrojë gjatë gjithë ditës i lartë. Megjithatë, do ju mungojë energjia dhe kurajoja për veprime të caktuara në drejtimin e duhur. Si pasojë, disa nga qëllimet tuaja të veçanta dhe propozimet kurioze mund të qëndrojnë pezull në ajër.
Demi
Gjatë kësaj kohe, është shumë e natyrshme të rinovoni qëllimet dhe planet tuaja. Është moment i mirë për t’i vënë syrin rregullave zyrtare, standardeve dhe të përpiqeni t’i përballoni detyrat tuaja në një mënyrë tjetër më origjinale.
Binjakët
Në këtë ditë, është e natyrshme për binjakët që të përpiqen të zgjerojnë horizontet e tyre.
Keni shansin të takoheni me lidhjet tuaja zyrtare, të zgjeroni njohuritë në disa fusha të pazakonta dhe të njiheni me disa mësime filozofike.
Gaforrja
Sot intuita juaj do ju braktisë dhe do i hapni derën tundimeve të ndryshme. Mund t’ju duket sikur po mendoni logjikisht dhe racionalisht kur në fakt, do mposhteni nga iluzionet dhe idetë e gabuara.Do e gjeni veten në një situatë të rrezikshme për shkak të arsyeve të ndryshme, përfshirë këtu dhe miqtë tuaj të rremë.
Luani
Është në rritje probabiliteti për gënjeshtra dhe mashtrime në lidhje të ndryshme tuajat, duke përfshirë dhe ato të ngushtat. Nëse keni lindur në mes të gushtit, mund të ketë keqkuptime mes jush dhe njerëzve që ju rrethojnë. S’ka kuptim të kërkoni të vërtetën duke e shtyrë bashkëbiseduesin tuaj të jetë i sinqertë.
Virgjëresha
Duhet të mos bëni punë precize kur ju kërkohet të jeni të fokusuar dhe këmbëngulës. Sot nuk keni dëshirë të planifikoni aktivitetet rutinë ditore dhe këto mund t’ju neveriten, e të keni performancë të keqe në punë. Nëse keni nën menaxhim një personel, bëni mirë t’i lini të ikin në shtëpi më herët se zakonisht.
Peshorja
Kjo është dita e përshtatshme për t’u relaksuar, për qetësi, kohë vetëm, ta shpenzoni me miqtë tuaj më të mirë, ose me të dashurin tuaj. Kjo ditë mund të jetë produktive nëse jeni të përfshirë në një projekt kreativ. Mos ndiqni metoda magjike të ndaluara, të cilat besohen se zgjojnë imagjinatën.
Akrepi
Dita e sotme është e favorshme për vetminë shtëpiake, kontaktet me miqtë dhe kujtimet familjare. Mund të josheni nga kërkimet shkencore që ju drejtojnë në një regjim të lirë dhe gjithashtu stërvitja, muzika, fotografia dhe kinematografia.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do udhëhiqeni nga idealet e skuadrës suaj, sesa nga preferencat tuaja personale. Këto mund të jenë vlerat ose idealet e familjes ose miqve tuaj. Ka mundësi të gjendeni në një shoqëri në të cilën do përfshiheni shpejt.
Bricjapi
Do ia përkushtoni këtë ditë çlodhjes e cila do bëhet e paparashikuar. Mos e qortoni vetën për sjelljen dembele sepse është diçka e natyrshme. Po kështu është dhe etja juaj për ndryshim dhe eksperienca të reja. Lejojeni veten të shpenzoni disa nga paratë tuaja për teka dhe eksperimente të pazakonta.
Ujori
Zor se është një ditë e favorshme për sipërmarrje të reja. Sa më shumë ta bindni veten për të punuar, aq më e fortë do jetë dëshira juaj për t’u çlodhur. Intuita juaj do ju thotë që herët në mëngjes se s’ka kuptim ta mbingarkoni veten dhe të tjerët me punë intensive.
Peshqit
Sot do jeni më shumë të priur të çlodheni sesa të bëni aktivitete ku ju duhet të shpenzoni energji. Fundi i ditës do japë rezultate pozitive. Të kaloni kohë vetëm ose me disa nga miqtë tuaj të besuar, do ju joshë më shumë sesa të jeni në një rrjedhë të vrullshme ngjarjesh./tvklan.al