Horoskopi 31 Gusht 2017


Horoskopi 31 Gusht 2017

09:00 31/08/2017

Dashi – Marrëdhëniet tuaja shkojnë mbarë sot. Do të keni mundësinë të gjeni stabilitet emocional kur të krijoni një marrëdhënie me dikë të cilit i besoni. Mos u dekurajoni nëse personi në fjalë ka tendencën të jetë i përmbajtur.

Demi – Shfrytëzojeni ditën duke u zgjuar më herët se zakonisht në mëngjes, edhe pse mund të jetë e vështirë të lësh rehatinë e krevatit. Përfitimet do të jenë të shumta. Do të jeni shumë më produktivë dhe do të keni arritur më shumë të mira në fund të ditës.

Binjakët – Po përpiqni të kapni diçka që nuk zë vend. Ngjan me përpjekjen për të kapur me dorë një peshk të lagur. Sa më shumë ta shtrëngosh as më shumë gjasa ka të rrëshqasë. Triku është të jeni më strategjikë dhe më pak të ngutshëm.

Gaforrja – Mbi të gjitha, do të jetë një ditë e gëzuar. Me shumë gjasa do të njiheni për atë që jeni. Duhet të keni një pikëpamje të pavarur lidhur me drejtimin e gjërave tuaja.

Luani – Do të nisni një ditë në mënyrë të vështirë dhe në fund të ditës gjerat do të vihen në vend. Kini parasysh se kur përfundoni një diskutim, nuk duhet ta rihapni sërish. Mos risillni në fokus mosmarrëveshje të vjetra ngase dëshironi të provoni se keni të drejtë.

Virgjëresha –  Pavarësisht nëse e kuptoni apo jo, jo do të jeni dora e zgjatur sot, kështu që përfitoni nga kjo mundësi. Gjërat do t’ju shkojnë aq mirë saqë ju me shumë gjasa as do ta kuptoni se sa kohë fantastike po kaloni.

Peshorja – Kini kujdes nga planifikimi i gjërave në detaj. Mëngjesin lëreni të lirë për veprime spontane. Dreka lëreni të rrjedhë lirshëm nga ngjarjet e mëngjesit. Nuk ju duhet të ndërtoni Romën në një ditë.

Akrepi – Ruani vetëvlerësimin nga i cili jeni karakterizuar përgjatë javëve të fundit. E sotmja është një ditë kur do ju jepet mundësia të demonstroni guximin dhe idetë tuaja të pavarura. Nuk ka asnjë arsye të dyshoni tek vetja tani.

Shigjetari – DO të zgjoheni me “mjegull” në tru. Emocionalisht mund ta keni të vështirë të merrni vendime rreth çfarëdo gjëje edhe nëse ju kërkohet. Lajmi i mirë është se do të jeni shumë më i qëndrueshëm dhe i qartë në mbrëmje.

Bricjapi  – Pavarësia është çelësi për ju. Edhe nëse nuk është Dita e Pavarësisë ndihuni të lirë të festoni disi. Falenderoni të gjitha liritë që keni dhe sigurohuni që po i shfrytëzoni si duhet.

Ujori – Gjerat do të jenë të paqëndrueshme në mëngjes, por do të përmirësohen goxha deri në fund të ditës. Nëse mundeni, flini në mëngjes. Pushoni mirë në mënyrë që ta shijoni sa më tepër pjesën tjetër të ditës. Kjo do t’ju japë energji që të kaloni natën me dikë që është i veçantë për ju.

 Peshqit – Përpiquni të vendosni një raport të drejtë mes marrjes dhe dhënies në jetë. Nëse dikush ju komplimenton sot, duhet të dini ta vlerësoni dhe jo ta shikoni si diçka të pavlefshme. Po ashtu, duhet të jeni bujarë me komplimentet tuaja ndaj të tjerëve.

 /tvklan.al






Të ngjashme