Horoskopi 5 Tetor 2021
Dashi-Mund të mos ndihesh aq energjik sa zakonisht sot, por është gjithçka në rregull kështu që mund ta përdorësh si kohë për t’u qetësuar disi. Gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për të parë gjërat nga një perspektivë tjetër, të qartësosh qëllimet dhe të rregullosh përqasjen ndaj tyre.
Demi-Kjo ditë do të të gjejë duke pyetur veten rreth disa marrëdhënieve ose nëse puna që po bën ia vlen vërtet të përpiqesh. Nuk ka problem që të vendosësh në pikëpyetje të ardhmen dhe të marrësh kohën për të menduar, por të qenurit sistematik dhe i dedikuar në punë është e vetmja gjë që të ndihmon në fund të ditës.
Binjakët-Merr shumë kënaqësi nga shkëmbimi intelektual dhe interpersonal, të cilat funksionojnë edhe si një burim energjie dhe frymëzimi për ty. Gjithsesi, prapavija e Mërkurit mund të t’i vështirësojë disi gjërat me komunikimin, që mund të jetë pengesë midis teje dhe dikujt të veçantë.
Gaforrja-Duke qenë se drejtohesh nga Hëna, periudha e Hënës së re do të ulë disi energjinë tënde. Është e këshillueshme të përmbushësh çdo punë apo detyrë në mënyrë që mos të të preken projektet e ardhshme. Trego durim ndaj vetes në këtë kohë dhe ji i sinqertë me limitet e tua sociale.
Luani-Është koha e përsosur për ty që të merresh me të gjitha marrëdhëniet që ke krijuar dhe mbajtur në të shkuarën e afërt. Mund të të duhet të heqësh dorë nga disa shoqëri të caktuara që nuk të përmbushin më. Kështu do të kesh më shumë kohë për t’ia kushtuar miqve që kanë ndenjur krah teje në të mirë e në të keq.
Virgjëresha-Aftësia jote për të mbetur fleksibël dhe të përshtatesh sipas situatës është e admirueshme. Mbaj mend se nuk ka arsye që të bësh kompromis për ambiciet e tua. Nëse të rregulluarit e gjërave të vogla është më shumë një humbje kohe në këtë moment, merru me të tjera më të mëdha. Tani është një periudhë ideale për të investuar burimet dhe energjitë e tua në projekte.
Peshorja-Sot do të përjetosh një rritje të përgjigjes tënde emocionale dhe vëmendjes në nevojat individuale. Ka disa gjëra që mund të jenë pranë fundit këtë javë dhe do të të ndikojnë emocionalisht, por kujto që të hequrit dorë është një proces i vazhdueshëm.
Akrepi-Ka një ndjesi pasigurie të vagullt që endet në botën tënde të emocioneve. Ndoshta mund të jesh duke grumbulluar shumë ndjesi dhe reagime brenda teje, por nuk po i shfaq. Ke një dëshirë për të krijuar intimitet, e cila pengohet nga rezistenca jote për të folur pa i kuptuar tërësisht ndjenjat e tua. Provo të hedhësh gjithçka në letër ose të shprehesh me një mik të afërt.
Shigjetari-Ka gjasa ta gjesh veten në një situatë të parehatshme sot. Megjithatë, përballja me situata të panjohura do të të sjellë diçka të re. Mund të zbulosh se sikleti i fillimit mund t’i hapë rrugë një lidhjeje përmbushëse midis rolit që ke dhe rrethit tënd social.
Bricjapi-Kjo e martë mund të të gjejë duke mos dashur të kryesh ndonjë aktivitet social, por nuk ka gjë. Një incident mund të të tregojë se njerëzit apo mundësitë ku po mbështeteshe mund të mos funksionojnë njësoj si në teori. Kjo do të të nxisë të qartësohesh se çfarë je i aftë të bësh dhe çfarë lloj ndihme vlerëson te të tjerët.
Ujori-Ke aftësinë t’i mbijetosh disa situatave shumë sfiduese, por të qëndruarit gjithnjë i qetë dhe i sigurt në vete mund të jetë rraskapitëse edhe për ty. Kujtohu të forcosh mburojën tënde emocionale përpara se të ndihmosh të tjerët. Për disa Ujorë, strategjia e kësaj të marte do të përfshijë më shumë punë në grup.
Peshqit-Mund të kesh dëshirë të punosh mbi një propozim sot. Është një kohë e frytshme për t’u marrë me projekte ndaj të cilëve ke mbajtur rezerva. Ndoshta ke pranuar një kontratë në të kaluarën e afërt, por sot të janë ngritur pikëpyetje. Mendoje situatën gjatë kësaj dite dhe do të gjesh një përgjigje./tvklan.al