Horoskopi 6 Maj 2017
Dashi – Dokumentet financiare ju kanë hutuar. Mund të mos jeni në humorin e duhur për t’u marrë me to. Nëse nuk është urgjente, prisni një ditë apo dy. Nëse ju duhet të merreni me to menjëherë, mos u ndjeni të turpshëm për të konsultuar me dikë tjetër.
Demi – Ju dhe partneri juaj aktual apo potencial mund ta gjeni veten në një hapësirë të çuditshme sot. Komunikimi mund të jetë i vagullt dhe lehtësisht i keq-interpretueshëm kështu që zgjidhni mirë fjalët.
Binjakët – Intuita juaj është në kulm, por mund të mos i kuptoni impresionet fizike që po merrni. Emocionet, imazhet dhe simbolet që merrni nga të tjerët mund të jenë keqinterpretime.
Gaforrja – Keni shumë energji kreative sot, por mund të mos jeni në gjendje ta përdorni të gjithën sot. Ndoshta nuk keni një projekt për të punuar. Mund t’ju vijnë idetë, por nuk dini çfarë të bëni me to.
Luani – Një pjesëtar i familjes mund t’ju mërzisë. Ai person duket se po kalon në një krizë private emocionale që nuk është i prirur t’ju besojë juve. Bëni durim.
Virgjëresha – Mund të merrni disa telefonata të çuditshme sot. Mund të jenë edhe numra të gabuar, apo miq që ngatërrojnë personin që telefonojnë. Përgjigjuni më qetësi, ose ndryshe gjerat mund të komplikohen.
Peshorja – Sot mund ta kuptoni se paraja ka rëndësi. Kjo mund t’ju bëjë të stresuar dhe nervozë sepse ju jeni plotësisht i aftë të merrni me financat tuja dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për ju. Kërkoni ndihmë, ose nëse nuk keni gjë urgjente prisni një ditë a dy.
Akrepi – Mund të jeni në mesin e një projekti kreativ me një partner. Por, mund të ndiheni të shpenguar dhe të paaftë të fokusoheni në punë. Mos u mërzisni, këto gjëra ndodhin. Jini i durueshëm dhe prisni.
Shigjetari – Nëse keni planifikuar të shpenzoni një ditë me meditacion, kjo është e duhura. Çdo lloj ushtrimi po ashtu do të ishte i dobishëm, por kujdes, mos prisni të kryeni ndonjë punë praktike. Ju përfundimisht nuk jeni për këtë punë!
Bricjapi – Komunikimi me shokët dhe të dashurit mund të jetë i kufizuar nga faktorë emocionalë sot. Mund të keni tendencën për të reaguar me nxitim ndaj komenteve të zakonshëm që janë me gjasa edhe të pafajshëm, por që ju i keqinterpretoni si ofenduese.
Ujori – Një telefonatë mund t’ju informojë për disa vështirësi në shtëpi që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Nuk ka asgjë për tu alarmuar. Qëndroni të qetë!
Peshqit – Një mik apo i afërm nga shumë larg mund t’ju telefonojë sot, ndoshta për t’ju propozuar një vizitë. Përgjigjja juaj po ashtu do të tregojë se sa rëndësi i jepni atij personi. Mendoni me kujdes para se të thoni po ose jo. /tvklan.al