Horoskopi 6 prill 2017
Dashi – Komunikimi në rritje mes jush dhe personave përreth, veçanërisht me partnerin e jetës, do të sjellë mirëkuptim të ri mes jush. Koka dhe zemra juaj janë më në sinkron, kështu që ju dukeni veçanërisht optimiste aktualisht. Ky optimizëm nuk ka të bëje vetëm me karrierën apo çështjet financiare por edhe me ato private, veçanërisht me jetën romantike.
Demi – Mund t’ju konfirmohen planet për të punuar nga shtëpia, të paktën me kohë të pjesshme. Mendja juaj është tek shtëpia dhe familja për momentin, kështu që keni nisur të mendoni të braktisni garën e qytetit dhe të krijoni zyrën tuaj. Me shumë gjasa do të keni sukses, kështu që ia vlen ta provoni. Nëse nisni ta planifikoni sot, me shumë mundësi do ta realizoni shpejt.
Binjakët – Informacionet rreth mundësive të karrierës dhe investimeve mund të tërheqin vëmendjen tuaj sot. Ju po u jepni shumë rëndësi këtyre çështjeve, veçanërisht qëkur mendimet tuaja kanë nisur të ndryshojnë me kohën. Kjo është një ditë e mirë për të eksploruar vende të reja për veten në gjashtë muajt e ardhshëm dhe për të marrë vendimet përfundimtare, nëse ju duken të arsyeshme. Mendojeni mirë para se të veproni.
Gaforrja – Mendoni shumë për të ardhmen. Po pyesni veten se si mund të rrisni statusin tuaj financiar me anë të investimeve në tokë apo pasuri të paluajtshme. Nëse po mendoni të blini shtëpi, kjo është kohë e mirë për ta bërë. Por, gjithçka duhet të bëhet me qetësi dhe maturi.
Luani – Nëse komunikimi ka qenë i vështirë për ju në të kaluarën, sot mund t’i shikoni gjërat pak më ndryshe. Mund t’i kuptoni më mirë motivet e të tjerëve, duke ia bërë më të lehtë vetes që të dialogoni më ta. Intuita juaj po funksionon mirë, kështu që me shumë mundësi do të krijoni lidhje të reja në bazë të atyre që kuptoni nga të tjerët. Festoni sonte. Do t’ju bëjë mirë.
Virgjëresha – Informacionet që do të merrni sot mund t’ju bëjnë të mendoni rreth përmirësimit të statusit financiar. Mund të dëgjoni rreth mundësive të reja të investimeve që kurrë më parë nuk i keni marrë në konsideratë. Ju jeni shpirt aventurier. Muajt e ardhshëm janë premtues për ju. Fati i mirë duket në horizont. Ndiqeni!
Peshorja – Mund të takoni miq të rinj në një takim social, njerëz që mund të bëhen kontakte të rëndësishme për punën tuaj. Mund të mësoni rreth mundësive të reja dhe të ndryshme të investimit që reflektojnë kohët në ndryshim. Keni aftësi të mira të kuptimit të të tjerëve, kështu që marrëdhëniet do të jenë të pëlqyeshme. Jeni në humorin e duhur për të marrë vendimet e duhura pa hezituar.
Akrepi – Jeni natyra e personit që i pëlqen të shikojë drejt së ardhmes. Sot është një ditë shumë speciale për ju. Kërkoni të dini se çfarë rezervojnë muajt e ardhshëm për ju dhe po përpiqeni t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje duke shikuar tek qëllimet që i keni vënë vetes. Ato do të funksionojnë dhe do t’ju udhëheqin në drejtimin e duhur.
Shigjetari – Sot qëllimet tuaja shpirtërore dhe të karrierës mund të piqen duke ju dhënë mundësinë të jetoni pa bërë kompromis me idealet tuaja. Mundësi të reja mund t’ju shfaqen për të bërë miq të ri me njerëz që ndani besimin dhe interesa të njëjta. Mund të reflektoni me nostalgji për të kaluarën dhe ta shikoni të ardhmen me optimizëm të madh. Paçi fat!
Bricjapi –Ju po shikoni për fillime të reja. Intelekti juaj po punon në harmoni me intuitën dhe mendja juaj është më e qartë dhe më e fokusuar se zakonisht. Po mendoni të zgjeroni horizontet tuaja dhe të krijoni mundësi të reja karriere për veten tuaj. Ndiheni të pasionuar pas jetës, të gatshëm për t’u përballur me çdo gjë. E vetmja sfidë për momentin është të qëndroni të lidhur me realitetin.
Ujori – Pozicioni i planetëve bën që ju të analizoni pozitën tuaj shpirtërore. Do të shikoni thellë nga brenda vetes për të dalluar qëllimet tuaja të vërteta. Mund të gëzoheni nga ato që do të shikoni. Shumë prej qëllimeve tuaja mund të jenë të një natyre shpirtërore. Mbajini shënim.
Peshqit – Sot do të merrni pak kohë për të analizuar punën tuaj. A është e kënaqshme? A po kontribuon ajo jo vetëm për mirëqenien tuaj por edhe tek planeti? Me shumë mundësi do të vendosni për të ndryshuar profesion në një farë mënyre, ose duke ndryshuar pak karakterin e punës që bëni aktualisht ose duke u future në një profesion krejt të ri. /tvklan.al