
Horoskopi 6 Tetor 2021
Dashi-Sot do të të duhet të provosh aftësinë tënde për një detyrë të caktuar. Shqetësimet që ke patur në mendjen tënde këto kohë do të largohen. Ndërkohë, do të drejtohesh nga një ndjesi e fortë për të ndihmuar të tjerët.
Demi-Nuk duhet të abuzosh me pushtetin dhe të drejtat e tua. Numri i njerëzve që nuk të kanë qejf në ambientin e punës është duke u rritur, kështu që evito detyrat që të vendosin para objektivit të tyre. Trego më shumë vëmendje ndaj shëndetit.
Binjakët-Një problem në familje mund të ngjallë një debat. Do të ndihesh i ngatërruar edhe në çështjet e lidhura me punën, ndaj shmang çështjet e rëndësishme për sot. Të dashuruarit duhet të tregojnë durim me marrëdhënien.
Gaforrja-Drejtohesh nga Hëna dhe koha është tërësisht në anën tënde. Duhet të kuptosh kufirin e marrëdhënieve dashurore. Njerëzit do të impresionohen nga personaliteti yt. Mund të ndodhë një ndryshim i dallueshëm në punën tënde. Përfito nga këshillat dhe udhëheqja e personave të kualifikuar për të parë përmirësime te vetja.
Luani-Mos merr vendime të bazuara tek emocionet. Gjithashtu, nuk duhet të sillesh sikur je qendra e botës pasi miqtë e tu do të krijojnë një ide të gabuar. Partneri juaj do të kujdeset për ju dhe gjendja financiare do të jetë mjaft normale.
Virgjëresha-Do të shpenzosh kohë me familjen ndërsa në të njëjtën kohë do të jesh i zënë duke përmbushur detyrat në vendin tënd të punës. Sot madje mund të implementosh disa plane biznesi në familje që mund të sjellin përfitime në të ardhmen. Në marrëdhënien romantike, horizonti duket i lumtur.
Peshorja-Nuk ke mësuar nga gabimet e së kaluarës, ndaj do t’i përsërisësh sërish sot. Nuk do të të kënaqë as performanca në ambientin e punës pasi do t’i kryesh detyrat me një ritëm të ngadaltë. Mendja dhe zemra jotë do të përjetojnë disa ndjesi të çuditshme.
Akrepi-Përgjumja e sotme mund të të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor. Një problem shëndetësor i një familjari mund të të shqetësojë. Megjithatë, në përgjithësi atmosfera rreth teje do të jetë e mirë dhe pozitive, do të kënaqesh me suksesin tënd.
Shigjetari-Nuk do të jesh i qetë sot, por përkushtimi yt ndaj punës nuk do të lëkundet. Një debat i vjetër mundet të gjejë zgjidhje sot. Statusi financiar do të përmirësohet, do të gjeni burime të reja të ardhurash.
Bricjapi-Do të kesh mundësi të njohësh dikë, ndihma e të cilit do të të ndihmojë të rritesh në biznes ose në punë. Gjendja financiare duket se është në rrugën e duhur për të qëndruar stabël. Të dashuruarit mund të nisin të mendojnë për të marrë vendime lidhur me martesën.
Ujori-Jupiteri është në anën tënde sot dhe situatat duken nën kontroll. Do të ndiesh më shumë siguri në mënyrën tënde të të punuarit. Mendimet e tua do të jenë më të forta se kurrë. Megjithatë, durimi dhe rezistenca jote do të vendosen në provë sot, qëndro i fokusuar.
Peshqit-Në punë, gjithçka do të shkojë sipas planit. Duket se gjërat në përgjithësi do të marrin një drejtim pozitiv. Mund të përdorësh energjinë e Jupiterit për të tërhequr sa më shumë energji të mira sot. Në dashuri, marrëdhënia do të ëmbëlsohet edhe më shumë./tvklan.al