Horoskopi 7 Shkurt 2018


Horoskopi 7 Shkurt 2018

09:10 07/02/2018

Dashi: Planeti i vlerave Venusi bashkohet me planetin e surprizave Uranus sot, kështu që diçka shumë e mirëpritur do ju ndodhë. Megjithatë, nuk duhet të lidheni shumë me të, sepse ajo gjë do të jetë juaja për ta gëzuar, jo për t’u bërë pronar i saj.

Demi: Ju e dini çfarë doni dhe si ta arrini. Gjithkush që do ta vendosë veten mes jush dhe qëllimit tuaj do të pendohet. Ju më në fund keni kuptuar se ambicia në punë nuk është një fjalë e pisët.

Binjakët: Duhet të jeni serioz në 24 orët e ardhshme. Janë disa çështje me të cilat duhet të merreni dhe disa sakrifica që duhet të bëni nëse doni që të arrini sukses në ato çka deri më tani nuk i keni konsideruar më shumë se një lojë.

Gaforrja: Mund të mendoni se i dini limitet tuaja por gjërat që do të ndodhin sot do ju shtyjnë përtej kufijve. Nuk do të kalojë shumë kohë para se të punoni në nivele shumë më të larta.

Luani: Forca mbi të cilat ju keni pak kontroll po ju shtyjnë në një drejtim që nuk doni, por nëse jeni të zgjuar duhet të reshni së luftuari dhe të shkoni me rrjedhën. Duhet të dini që të gjitha rrugët të çojnë në të njëjtin drejtim.

Virgjëresha: Do të zbuloni diçka shumë interesant për një rival sot dhe do të përpiqeni ta përdorini informacionin në interesin tuaj. Kini kujdes se përpjekje të tilla mund t’u kthehen mbrapsht. Integriteti është i domosdoshëm.

Peshorja: Teksa të gjithë nxitojnë në konfuzion, me qetësi ju do të mbikëqyrni situatën për të vendosur se ç’duhet bërë. Bashkimi i Venusit me Uranin nënkupton se ju mund të menaxhoni çdo krizë që ju del përpara.

Akrepi: E dini se çfarë duhet dhe si ta bëni. Pse hezitoni ende? Mund të jetë ngaqë mendoni se ju duhet leja e dikujt për t’ia nisur. Jo Akrep, nuk ju duhet. Veproni tani dhe shpejt.

Shigjetari: Po, jeta juaj ka një kuptim. Po, ju jeni këtu për një arsye. Arsyeja mund të mos jetë krejt e qartë, por nëse i bëni sytë dhe veshët katër sot mund të ju vijnë disa ide. Më pas, gjithçka duhet të bëni pastaj është t’i ktheni në zgjidhje.

Bricjapi: Bota juaj po i nënshtrohet ndryshimeve radikale, por në vazhdim do ta kuptoni se ato ndryshime janë më se të mirëpritura.

Ujori: Duhet të kujdeseni për çështje praktike sot para se t’i jepni vetes lejen të niseni për në udhëtimet e kënaqësisë. Bëni çfarë duhet bërë dhe bëjeni mirë, më pas mund të bëni çfarë ju kënaq personalisht, edhe nëse ajo gjë trondit në themele të tjerët.

Peshqit: Mund tu duhet të merreni me egot e të tjerëve sot, por është OK. Keni shumë për të bërë, por nuk keni shumë kohë dhe nuk është faji juaj nëse njerëzit i marrin gjërat në kuptimin e gabuar. Të gjithë të qëndrojnë mënjanë, Peshqit po vijnë!

/tvklan.al

 






Të ngjashme