Horoskopi 8 Mars 2018


Horoskopi 8 Mars 2018

09:24 08/03/2018

Dashi-Sa më shumë t’i aplikoni në jetën tuaj këshillat që u jepni të tjerëve aq më mirë do të jetë për ju. Askush nuk do të ndjekë një lider që nuk i zbaton vetë këshillat që u jep të tjerëve.

Demi-Mund të jeni mësuar me një disiplinë të vjetër dhe tradicionale të të shikuarit të gjërave, por papritur do të përballeni me një forcë shumë agresive që do t’ju shtyjë t’i shikoni gjërat ndryshe. Hapini krahët dhe mirëpriteni këtë energji.

Binjaket-Një forcë radikale do të tronditë nga themelet besimet tuaja me rrënjë të thella në vite për mënyrën se si gjërat duhet të bëhen. E vërteta është se ajo që ju e shikoni si problem është një dhimbje e brendshme që do të zgjasë teksa kaloni në nivelin tjetër të evolucionit tuaj personal.

Gaforrja-Do të gjeni veten përballë situatave të tensionuara. Një prej reagimeve tuaja të para do të jetë të kërkoni mbështetje nga të dashurit tuaj, të cilët fatkeqësisht nuk do t’ju gjenden afër. Në fakt, mund t’ju duket sikur do t’i keni përballë. Ndoshta po luftoni një kauzë të vjetër dhe është koha të kaloni edhe vetë në krahun tjetër.

Luani-Disa pjesë të jetës suaj mund të duken si lojëra gladiatoriale të Romës së vjetër. Lajmi i mirë është se nëse dikush mund të dalë mbi këtë situatë dhe ta shikojë të vërtetën, ai/ajo jeni ju.

Virgjëresha-Nuk duhet të shikoni anën negative tek çdo situatë. Mungesa e fushëpamjes mund t’ju pengojë nga shikimi i përgjigjes që mund ta keni para syve. Mendja është aseti dhe armiku juaj më i madh në të njëjtën kohë.

Peshorja-Me gjasë sot do t’i vini vetes qëllime të reja në jetë, por nuk do të jetë e lehtë. Përpara do t’ju dalin disa pengesa, sidomos nga ata që kanë frikë të provojnë gjëra të reja. Mos u stepni dhe ndihmojini edhe ata të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur.

Akrepi-Mbani mend se ndonëse ka tension dhe kaos rreth e rrotull, nuk ju prek. Sado i madh problemi, sa kohë nuk ju përket, nuk ka përse të jetë pjesë e shqetësimeve tuaja. Mësoni si të distancoheni nga gjërat.

Shigjetari-Teksa truri mund të jetë duke përpunuar idetë e reja, ka diçka që po ju mban në vend. Mund të jetë zëri i brendshëm brenda kokës tuaj që kërkon që ta merrni shtruar.

Bricjapi-Keni një personalitet të veçantë dhe kjo ju bën të prirur për të qenë udhërrëfyes për ata që ju rrethojnë. Dikush ndihet i humbur kohët e fundit dhe do të jetë ndihma juaj ajo që do t’i ndihmojë për ta kaluar këtë situatë.

Ujori-Ka ardhur koha që të hiqni dorë prej disa gjërave që po ju mbajnë peng dhe t’i jepni prioritet disa gjërave të tjera. Bëni kujdes pasi është e nevojshme që t’i përmbaheni rregullave të caktuar.

Peshqit-Gjatë gjithë kësaj kohe po përpiqeni të stabilizoni emocionet, por duket disi e vështirë. Mund të jetë e nevojshme që të dëgjoni me vëmendje logjikën dhe të veproni në bazë të saj, e jo me zemër.

/tvklan.al






Të ngjashme