Horoskopi 8 Tetor 2016


Horoskopi 8 Tetor 2016

07:45 08/10/2016

Dashi

Kjo e shtunë, nuk do ju sjellë gjë tjetër veçse zhgënjime. Do vendosni të shkoni në një sallon bukurie, por personi tek i cili rregulloheni zakonisht, nuk do jetë aty. Do ju duhet t’ia besoni bukurinë tuaj dikujt tjetër dhe përpjekjet e tyre do ju bëjnë të lumtur.

Demi

Sot do ju duhet të kontrolloni emocionet tuaja. Do ju duhet të shkoni në një mbrëmje të rëndësishme familjare, ku do jeni viktima e shakave cinike të dikujt. Mos e lini këtë person t’ju shkatërrojë festën. Përgjigjuni me humor ndaj këtij provokimi.

Binjakët

Në ditën e sotme do shijoni rehatinë psikologjike. Do e kaloni ditën në shoqërinë e atyre që janë të rëndësishëm për ju dhe njëri prej tyre do ju japë emocione të këndshme. Në mbrëmje, ju dhe personi juaj i zemrës do përjetoni momente të paharrueshme së bashku.

Gaforrja

Sot do ju karakterizojë sjellja ëndërrimtare dhe mendjen do e keni në ajër. I gjithë informacioni që do perceptoni nga miqtë dhe familja do ju duket i mjegullt. Do prisni që partneri juaj t’ju ftojë për darkë dhe pikërisht kështu do ndodhë.

Luani

Do pasuroheni paksa sot. Do bëni një pastrim të përgjithshëm në shtëpi dhe në atë moment do ju vijë një ide brilante. Do vendosni të shisni rrobat tuaja të vjetra, librat dhe gjëra të tjera, të cilat nuk i përdorni. Shumica e gjërave tuaja do shiten para darke.

Virgjëresha

Në ditën e sotme do shkoni në një event kulturor. Do shkoni me familjen dhe s’do bëheni pishman në asnjë moment. Do e njihni fëmijën tuaj me artin dhe në të njëjtën kohë do ndjeni shumë emocione. Mbrëmja juaj do jetë pak më e zakonshme.

Peshorja

Peshoret sot do marrin lajme të mira. Ka shumë shanse të merrni vesh se familja juaj do rritet me një anëtar të ri. Mendimi se së shpejti do bëheni baba ose mama do ju gëzojë dhe do vendosni ta ndani gëzimin tuaj me të afërmit tuaj duke e festuar.

Akrepi

Akrepat sot do jenë agresivë dhe të pasjellshëm. Skenari juaj perfekt i së shtunës do jetë çlodhja me anëtarët e familjes. Ata do refuzojnë t’jua plotësojnë tekat dhe ju duhet t’i bëni vetë qejfin vetes. Më vonë do vendosni të shpenzoni kohë me ta e jo të qëndroni vetëm.

Shigjetari

Do i hyni një bisedimi të gjatë intelektual. Do lindë një debat midis jush dhe njërit prej shokëve tuaj të ngushtë. Duke pasur përballë një mosmarrëveshje në lidhje me një çështje, secili prej jush do përpiqet të mbajë korrektesën e pozicionit që ka. Është e mundur që për shkak të këtij debati të mos i flisni më njëri-tjetrit.

Bricjapi

Sot do kërkoni një pajisje për shtëpinë me një çmim të arsyeshëm. Mund të jetë i dorës së dytë, por kjo nuk do ia zbehë kualitetin ose funksionalitetin. Gjithashtu sot, do ju kënaqë mbërritja e papritur e një shokut tuaj të vjetër.

Ujori

Do shkëputeni tërësisht nga realiteti. Kjo nuk do ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura në lidhje me çështje të rëndësishme në jetën tuaj. Do humbisni shansin të bëheni pak më të pasur seç jeni dhe do bëni një gabim trashanik për jetën tuaj.

Peshqit

Të shtunën, do e kaloni në një atmosferë shumë të rehatshme. Ka shanse që krijimtaria juaj të shpaloset në shtëpi, në komunikim me të afërmit tuaj. Do diskutoni për çështje të rëndësishme me ta, do shikoni një film dhe do gatuani darkën së bashku./tvklan.al






Të ngjashme