Horoskopi 9 Mars 2018
Dashi – Duhet të përqendroheni vetëm tek njëri prej objektivave që keni në kokë, ndryshe nuk do të arrini asnjë.
Demi – Çdo pretendim që ngrini duhet ta mbështesni me fakte të pakundërshtueshme, ndryshe kundërshtarët tuaj do të shfrytëzojnë do dobësi tuajën.
Binjakët – Gjërat që do të ndodhin në ditët në vazhdim do jua bëjnë të qartë se ju duhet të rishikoni një situatë që e keni menduar të mbyllur. Pranojeni që edhe ju bëni gabime dhe vazhdoni përpara.
Gaforrja – Do të kuptoni se konfuzioni në një pjesë të madhe ishte për fajin tuaj. Herën tjetër shikojini gjërat siç janë, jo si doni ju t’i shikoni.
Luani – Ajo që do të bëni për vete këtë javë do ju sjellë më shumë kënaqësi se ato që njerëzit e tjerë bëjnë për ju. Duke krijuar diçka me mendjen dhe dorën tuaj, ju do tu kujtoni njerëzve se jeni më shumë se një fytyrë e bukur.
Virgjëresha – Ju jeni prej njerëzve që shmangin gjetjen e zgjidhjes për një problem që vazhdon prej shumë kohësh me shpresën se do të zgjidhet vetë, apo veproni për të bërë diçka vendimtare? Ju e dini përgjigjen, mjaft e zgjatët këtë çështje dhe nisni ‘luftën’.
Peshorja – Duket sikur nuk keni shumë zgjedhje për ato që kërkohet të bëni, por bëni më të mirën tuaj. Kujtoni që jo gjithçka ka të bëjë me ato që doni ju, por edhe ato që duan njerëzit e tjerë.
Akrepi – Në një kohë të caktuar këtë javë do të kuptoni se disa zakone tuajat duhet të ndryshojnë. Nëse qëndroni me të shkuarën do të mbeteni pas, kështu që zgjohuni dhe veproni.
Shigjetari – Nëse keni qenë të paqartë se si të trajtoni situatën e vështirë me të cilën jeni përballur kohët e fundit, duhet të shikoni pas që të kuptoni se i keni lejuar vetes të bëheni shumë konfuzë duke dëgjuar shumë zëra dhe opinione të ndryshme.
Bricjapi – Dyshimet dhe frika e javëve të fundit do të zhbëhen dhe do të kuptoni se shumë gjëra për të cilat ju jeni shqetësuar nuk ia ka vlejtur për kohën dhe energjinë e harxhuar. Jini më pozitivë.
Ujori – Besoni çfarë doni të besoni dhe injoroni ata që ju thonë se jeni i marrë, i keq apo i rrezikshëm në pikëpamje të caktuara. Ata kanë frikë nga idetë tuaja.
Peshqit – Nëse ka diçka që keni menduar ta nisni dhe t’ia dilni mbanë pa u lodhur shumë, keni edhe pak kohë për të vepruar. Më pas ndiqni instiktin tuaj.
/tvklan.al