Horoskopi 9 Nëntor 2018


Horoskopi 9 Nëntor 2018

09:14 09/11/2018

Dashi – Nëse e keni kthyer si në detyrën tuaj t’i bëni njerëzit të ndihen mirë për veten e tyre, sot do të ndiheni mirë edhe ju. Sa më shumë të përziheni me njerëzit e tjerë, aq më shumë do ta gëzoni jetën.

Demi – Planetet thonë se kjo është veçanërisht një ditë e mirë për t’iu qasur njerëzve të rinj dhe për të bërë miq të rinj. Nuk ka rëndësi nëse instiktet tuaja janë personale, apo profesionale.

Binjakët – Dukeni i etur për të provuar aftësitë tuaja, por duhet të jeni të vetëdijshëm edhe se sa mund të arrini. Vendosni objektivin tuaj nr. 1 dhe bëni të gjitha përpjekjet tuaja për ta arritur. Jini përzgjedhës për të qenë të suksesshëm.

Gaforrja – Ndiheni mirë sot, por fakti se ndiheni mirë ju nuk do të thotë se të gjithë njerëzit rreth jush do të ndihen mirë dhe gëzojnë të njëjtin humor të mirë si ju.

Luani – Do të përfitoni më shumë në afatin e mesëm nëse ndihmoni të tjerët sikundër edhe veten. Një vepër e mirë tani do të paguajë më vonë. Gjithçka duhet të bëni tani është të sillni buzëqeshje në fytyrat e të tjerëve.

Virgjëresha – Ka shumë mundësi që të merrni para në ditët në vazhdim. Është po ashtu shumë e mundur që do t’i harxhoni të gjitha paratë sapo t’i merrni. Duhet të tregoheni pak të kujdesshëm.

Peshorja – Do t’ju mungojë së tepërmi dikush të cilin e keni larg. Duhet t’i jepni kohë të sqarojë punët e veta. Me ndryshimin e rrethanave situata do të ndryshohet.

Akrepi – Përpiquni të mos bëni premtime të cilat nuk jeni 100 për qind i sigurt se mund t’i mbani. Planetet ju paralajmërojnë se nëse zhgënjeni dikë sot, ai person nuk do ta harrojë shpejt. Gjithmonë premtoni më pak dhe përpiquni të bëni më shumë.

Shigjetari – Duhet të përfshiheni më shumë në një kauzë që ka qenë afër zemrës suaj për disa kohë. Nëse ndjeni për atë kauzë, duhet të shpërvjelni mëngët dhe të përfshiheni më tepër.

Bricjapi – Edhe pse nuk pëlqeni t’u bëni favore anëtarëve të familjes sot do ta gjeni veten duke harxhuar shumë kohë për të tjerët. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por duhet të përpiqeni më shumë edhe për veten tuaj.

Ujori – Me ndikimin e Vensuit në Mars, të gjitha llojet e marrëdhënieve tuaja do të shkojnë mirë sot dhe gjatë fundjavës. Nëse do të arrini ta vendosni mirë balancën mes të qenit serioz dhe gëzimit, do të keni kohë të paharrueshme.

Peshqit – Nëse doni të ndiheni mirë për veten tuaj, duhet të shpenzoni më shumë kohë me miqtë që gjithmonë kanë një perspektivë pozitive për jetën. Po, ka shumë gjëra të këqija në botë, por përsëri ajo është një vend i mrekullueshëm. /tvklan.al






Të ngjashme