Horoskopi i Dashurisë 8 Qershor 2017


Horoskopi i Dashurisë 8 Qershor 2017

11:25 08/06/2017

Dashi – Përpara se të veproni me jetën tuaj sentimentale prisni derisa rrethanat t’ju paraqiten perfekte. Edhe mund të zhgënjeheni sepse të vërteta të përsosura nuk ka. Nëse mund të gjeni një mënyrë për t’u përqendruar në të sotmen bëheni sa më parë. Nëse në marrëdhënien tuaj ndodheni në një udhëkryq, zgjidhni rrugën e shpresës dhe të ëndrrave jo të dyshimeve.

Demi – Nuk do ta gjeni veten të gatshme për të bërë plane afatgjata me partnerin/en tuaj derisa të mbyllni dyshimet që keni. Nëse dëgjoni një këshillë, kur të flisni me partnerin/en mundohuni t’i zgjidhni fjalët me kujdes, sepse mund të lëndoni shumë.

Binjakët – Sot do të mundoheni t’i thoni diçka të rëndësishme dikujt që jeni ftohur disi me njëri – tjetrin. Megjithatë ndjenjat do ti keni mjaft të dukshme e nuk do të mundni ti fshihni dot. Nëse kërkoni sërish një shans tjetër, duhet të keni shumë kujdes në mënyrën e të folurit.

Gaforrja – Grindjet në lidhjen që keni nuk do të largohen, por duhet të qendroni bashkë për atë që ju besoni. Merrni kohë për t’u shprehur ashtu si dëshironi sepse keni kohë që e mendoni këtë bisedë. Sigurohuni t’i zgjidhni gjërat ashtu si duhet që ju të mund të rrini të qetë.

Luani – Sot nuk do të mundni të bashkoheni te miqtë tuaj për një aktivitet pasi personi nga i cili keni simpati do të jetë më afër jush. Sa më shumë që mendoni për argëtimin sot aq më tepër mund ta stresoni veten. Merrini gjërat me avash sepse çdo gjë ka kohën e vet.

Virgjëresha – Sot është një ditë e mirë për marrëdhënien tuaj edhe nëse do të merrni guximin të tregoni disa sekrete të vogla ato do të jenë në krahun tuaj. Lidhjen e dashurisë e keni ndërtuar mbi besimin, komunikimin dhe keni shumë shanse të mira për të ardhmen.

Peshorja – Megjithëse ju pëlqeni përkrahjen e partnerit/es kur merrni vendime të rëndësishme, tashmë mund të mos e keni me këtë përkrahje. Mendoni dhe reflektoni situatën tuaj të tanishme, por nëse vazhdoni qendroni i/e vendosur ashtu siç jeni zakonisht do t’ia dilni mbanë edhe këtë herë.

Akrepi – Mund të parashikohen një valë trazirash emocionale në lidhjen tuaj. Por nuk do të ndiheni gati për këto debate dhe do të mund t’i shmangni duke kërkuar për t’i lënë pak pezull gjërat. Mos qendroni në këtë gjendje për shumë kohë.

Shigjetari – Drejt partnerit/es tuaj sot të reflektosh plot emocione të reja. Hëna melankolike po lëviz drejt planeve tuaja idealiste, por një situatë disi shqetësuese do t’iu paralajmërojë se gjëra ideale nuk ka. Situatat që paraqiten drejt jush mund të jenë të pa shmangshme.

Bricjapi – Mesazhet e Mërkurit drejt Shtëpisë së 6 – të të ‘shërbimit’ ndaj jush sot do t’ju shtyjnë nga Platoni i cili paraqitet i dyshimtë. Kur bëhet fjalë për një vështirësi në lidhje me simpatitë tuaja ju bëheni shumë intuitivë. Por ky person mund t’ju frymëzojë për të zbuluar një bisedë me plot të reja.

Ujori – Edhe pse disa do të besonin se ju jeni duke jetuar një moment shumë romantik, nuk është ashtu siç duket pasi jeni duke punuar fort në lidhjen tuaj që të arrini aty ku doni. Duhet të bëni kujdes dhe të shihni që këto dëshira të jenë të dy anshme.

Peshqit – Mund të ndiheni sikur nuk po arrini dot të realizoni qëllimet tuaja në marrëdhënie sepse partnerin/en e shihni shumë të shqetësuar kohët e fundit. Për fat të keq thirrja dhe dëshira juaj nuk do të mund të lexohen dot nga partneri/a. Duhet të ndërmerrni veprime të drejtpërdrejta në qoftë se dëshiron që të realizosh rolin tënd.  /tvklan.al






Të ngjashme