Horoskopi mujor Maj 2016
Dashi – Gjatë këtij muaji do të bëni blerje serioze, kjo në sajë të pranisë së Venusit në shenjën tuaj që do t’ju sjellë edhe të ardhura të mjaftueshme deri në 24 Maj. Do mendoni shumë për imazhin tuaj, e atë çfarë përcillni tek të tjerët. Shumë pyetje si: “Çfarë nuk ju pëlqen në lidhje me pamjen tuaj? A jeni duke u veshur në mënyrën e duhur?” do t’ju lodhin. Ky muaj do të jetë gjithashtu i mirë sa i përket komunikimit. Do të njihni njerëz të rinj. Mendimet pozitive do t’ju pushtojnë në jetën e përditshme dhe në sektorin e dashurisë. Por bëni kujdes, pasi pas datës 24 Maj, ata që janë në një lidhje mund të keni debate të forta.
Demi – Hëna e re, më 6 Maj, do të nxjerrë në pah atë që ju përfaqësoni, një personalitet dhe një botëkuptim i fuqizuar gjithnjë e më shumë. Me Venusin në shenjën e Demit, do të bëheni tepër simpatikë dhe tërheqës dhe njerëzit janë të “detyruar” t’ju kenë zili. Në 10 Maj mund të lindë një romancë e re. Por bëni kujdes, pasi nga data 22 Maj, Mërkuri kthehet në shenjën tuaj duke ju bërë konfuz. Ka rrezik të përballeni me ish-in tuaj dhe do të debatoni ashpër. 11 Maji dhe 26 Maji janë ditët më të vështira të këtij muaji.
Binjakët – Muaji Mars ishte i vështirë. Nëse doni të kaloni këtë situatë është mirë që gjatë këtij muaji të flisni me personat që keni pasur debate dhe të sqaroni çdo gjë. Mos provokoni dhe mos gjykoni pa i ditur më parë si janë gjërat në të vërtetë. Jeta e dashurisë do të zhvillohet sidomos pas datës 10 dhe 13 Maj. Pas 20 dhe 24 Majit, Dielli dhe Venusi kërkojnë që t’i kushtoni më tepër rëndësi vetes. Mundohuni të kuptoni gjithashtu se sa e rëndësishme është familja juaj. Të gjitha betejat do t’i fitoni pasi me vete keni Saturnin.
Gaforrja – Më 6 Maj, një hënë e re del në shenjën tuaj. Mund të krijohet një tërheqje me një mik, kjo në sajë të Plutonit. Mund të ndodhë gjithashtu një rikthim me një person nga e kaluara, duke ndryshuar një marrëdhënie ekzistuese. Venusi do t’ju bëjë të zgjeroni miqësitë. Është mirë që të ndryshoni pas datës 24 Maj. Duhet të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj. Plutoni gjithashtu i bën të shenjës së gaforres më të sigurtë në vetvete sa i përket anës financiare. Edhe nëse dëshpëroheni në disa ditë të këtij muaji, mos u ndjeni fajtor.
Luani – Venus rri pezull në krye të shenjës suaj deri në 24 Maj, duke bërë që të jetë një periudhë e mirë. Ecni përpara dhe promovoni veten. Ka rrezik të lindë një flirt i rrezikshëm në punë me një person shumë më të madh në moshë, por shumë i fuqishëm. Dëshira për argëtim mund të bjerë ndesh me aspiratat tuaja të karrierës, sidomos në 4 Maj. Edhe në 11 Maj do të ketë një përplasje mes dëshirave për argëtim dhe mundësive financiare. Mos e fajësoni veten për ato që do të ndodhin.
Virgjëresha – Javët e para të këtij muaji do të jenë të mbushura me pozitivitet. Koha do të tregojë se keni nevojë për një lidhje të qëndrueshme. E nëse e keni hedhur këtë hap është mirë të udhëtoni me partnerin tuaj. Do e pëlqeni aventurën e re. Nëse jeni vetëm, jepini dikujt shansin të thotë atë që ndjen për ju, sidomos në datën 10 Maj. Guxoni, ia vel të rrezikosh për dashurinë. Nuk jeni tipi që luani kumar, ndaj bëni kujdes në këtë aspekt, në datat 11 dhe 26 Maj. Të gjitha pengesat që do t’ju dalin përpara do t’i kapërceni me sukses.
Peshorja – Në Maj, duke u ndikuar edhe nga Venusi do të bëni investime për shtëpinë tuaj. Dashuria po ashtu do të jetë pjesë e pandarë gjatë këtij muaji, duke arritur kulmin në 13 Maj. Emocione pa fund! Nëse jeni të vetëm, mos eksploroni, por bëni paqe me veten dhe vazhdoni jetën me gëzim. Ndershmëria ka shumë rëndësi për ju, ndaj bëni kujdes për çdo hap që do të hidhni. Në data 22 dhe 24 Maj vendosni “fre” në gojën tuaj. Nxitimi dhe inatet mund t’ju sjellin pasoja negative. Mendojini dy herë fjalët para se t’i thoni. 30 Maji është dita e përkryer për të bërë një udhëtim.
Akrepi – Pavarësisht nga fakti se jeni llafazan bëni mirë të jeni më të kursyer me fjalët. Mos bëni verime provokative deri në 22 Maj. Planetet nuk janë në shenjën tuaj, ndaj kini kujdes. Me hënën e re pas datës 6 Maj lidhja juaj do fillojë të jetë serioze. Do kërkoni më shumë për të shkuarën e njeriut që keni zgjedhur të mbani në krah. Ata që janë vetëm do të kërkojnë të gjejnë dikë që i kupton, por ky nuk është muaji i tyre. Megjithatë Neptuni në shenjë do t’ju mbajë shpresën gjallë. Perspektiva të reja në jetë pas datës 10 Maj. Thurni plane për karrierën profesionale pas datës 30 Maj.
Shigjetari – Me Saturnin në shenjë karriera do të ecë më mirë nga sa e kishit menduar. Keni punuar shumë për të arritur qëllimet tuaja, tani “korrni” fitimet. Hëna e re në 6 Maj do t’ju bëjë më produktiv. Pas kësaj date është mirë të kuroni imazhin tuaj, pasi paraqitja do të ketë shumë rëndësi. Merkuri është reaksionar, kështu që mos u shqetësoni dhe për dashurinë. Ndjenja e dashurisë do jetë pozitive gjatë gjithë muajit. Nëse jeni të lirë nuk do të keni kohë të kërkoni dikë, është puna ajo që nuk ju lë shumë hapësirë. Në 21 Maj do të kaloni me zgjuarsi një situatë të vështirë.
Bricjapi – Dashuria dhe lumturia nuk të ketë fund gjatë këtij muaji. Gëzojeni jetën, mos bëni plane, por jetoni momentin. Jeni njerëz ambiciozë, kështu që do të arrini aty ku doni në aspektin e punës. Prania e vazhdueshme e Plutonit në shenjë do bëjë që në datat 7, 12, 13 dhe 30 Maj të keni disa probleme, por që do t’i kaloni me lehtësi. Nëse jeni në një lidhje serioze mos rrezikoni të bëni aventura që do jenë fatale. Në 26 Maj do të jeni në mëdyshje, pasi e kaluara ende nuk ju lë rehat. Ecni përpara me besim dhe pa frikë.
Ujori – Të lindurit në shenjën e Ujorit do të kalojnë një muaj të qetë me miqtë dhe njerëzit e tyre të afërt. Jupiteri në shenjë do bëjë që në 9 Maj të “investoni” në një marrëdhënie të re dashurie. Kështu, 10 Maji do jetë një ditë e paharrueshme. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi Venusi, në 13 Maj do t’ju izolojë. Nëse jeni duke kërkuar partner, mos refuzoni ftesat për takime. Mund të bëni ndryshime të mëdha e të ndërtoni një lidhje që nuk e kishit menduar. Është mirë që në fund të muajit të merrni disa pushime.
Peshqit – Hëna e re më 6 Maj ju frymëzon për të shprehur ndjenjat, ndërkohë që lidhja e saj me Jupiterin lë të kuptohet se do të nisë një lidhje e re. Hëna gjithashtu do t’ju bëjë të kaloni çaste emocionale të paharrueshme. Në ambientin e punës bëni kujdes sa i përket komunikimit, toni i lartë me eprorët asnjëherë nuk zgjidh punë. Mundohuni të mos bëni shpenzime të pamatura gjatë kësaj kohe, pasi në 26 Maj iu pret një situatë e vështirë. Më pak durim gjithçka do të kalojë. /tvklan.al