Horror në tren! Pasagjerit i pritet koka, kishte dalë në dritare
Një burrë ka humbur jetën pasditen e sotme në Londër, në një aksident që përngjan me një skenë të shkëputur nga filmat horror.
Sipas mediave britanike, pasagjeri kishte dalë në dritaren e trenit me të cilin udhëtonte, kur iu pre koka nga një tjetër tren që kaloi pranë.
Ai mësohet se udhëtonte me trenin e linjës Gatwick Express, kur vendosi që të dilte në dritare.
Ngjarja e tmerrshme, sipas “Mirror”, ndodhi në sy të një gruaje që ishte bashkë me të bijën, sapo treni hyri në stacionin Wandsworth Common, në jug të Lodrës./tvklan.al