Hotel luksoz në hapësirë


Hotel luksoz në hapësirë

13:50 23/12/2017

Rusia pritet të ndërtojë një hotel me pesë yje, tepër luksoz, në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri në vitin 2022.

Turistët do të paguajnë 30 milionë paund për person për një vizitë një deri në dy javë.

Suitat orbitale do të kenë katër kabina private rreth dy metra kub secila, me poltrone personale dhe kështu turistët do mund të shohin Tokën.

Ky projekt parashikon të ketë brenda suitave disa pajisje higjienike dhe mjekësore dhe Wi-Fi për të gjithë turistët që do të vizitojnë hapësirën.

Muajin e kaluar, doli që Rusia po ndërton një anije hapësinore prej 40 milionë dollarësh për të eksploruar hënën, për t'u bërë një superfuqi në hapësirë.

Hoteli do të fillojë të ndërtohet në vitin 2020 dhe mendohet se do të kushtojë rreth 336 milionë paund.

Klan Plus





Të ngjashme