Hotelet e Durrësit në pritje të turistëve
Të gjitha prenotimet e pranverës janë anuluar
Hotelet në Durrës janë gati për të pritur turistët, por këta të fundit mungojnë.
“Në një kohë normale hoteleritë në bregdetin e Durrësit do të kishin hapur dyert për të pritur turistët e parë, duke i dhënë më shumë gjallëri zonës. Por megjithëse ndodhemi në 10-ditëshin e fundit të Prillit, plazhi është tërësisht i zbrazët”.
Prenotimet e pranverës janë anuluar për shkak të pandemisë. Grupet nga Polonia, Çekia dhe Gjermania janë të parat që kanë ngrirë rezervimet. Resortet, hotelet, baret dhe restorantet qëndrojnë të mbyllur.
Në këto kushte operatorët turistike e shohin ringritjen tek turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, lëvizja e të cilëve duhet të funksionojë nëpërmjet kritereve të përcaktuara.
Për biznesin, një ndihmë sado e vogël nga qeveria për lehtësimin e barrës fiskale mbetet e rëndësishme. Por operatorët turistikë thonë se rikthimi i turistëve mbetet e vetmja shpresë për të mos humbur forcën punëtore, apo mund t’i shpëtonte nga falimentimi.
Tv Klan