Hotelet me 5 yje, Rama: 15 brande janë interesuar për të investuar në Shqipëri


Hotelet me 5 yje, Rama: 15 brande janë interesuar për të investuar në Shqipëri

13:12 03/12/2018

Amendamenti i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, në kuadrin e ligjit për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2019 është rrëzuar nga shumica parlamentare në Kuvend.

Propozimi i Braçes për rritjen e TVSH-së për kazinotë, që do ta zhvendosin prej Janarit të vitit të ardhshëm veprimtarinë e tyre vetëm në hotele me 5 yje, nga 15% që është aktualisht në 30%.

Por, kryeministri Edi Rama zgjodhi të flasë nga vendi gjatë seancës plenare për diskutimin e P/ligjeve të projekt buxhetit.

Duke iu referuar pretendimeve për lojërat e fatit, Rama tha se në Shqipëri nuk ka asnjë hotel me pesë yje.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se rreth 15 brande kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri.

“Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në Ballkan i kemi të gjitha mundësitë dhe duhet të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët. Kjo masë e vendosur në paketën e mbështetjes për hotelet me 5 yje nuk është një mbështetje që qeveria ju bën të pasurve, por është një mbështetje për ekonomike. Në nuk mundet dot të ndryshojmë një incetiv kur akoma nuk kemi një hotel me 5 yje siç ka Mali i Zi, Kroacia për të mos folur për Italinë dhe Francën, etj”.

Rama tha gjithashtu se nuk mund të flasë për një taksë pas pasur ende hotele.

“Kur ne ti kemi këto hotele me 5 yje, pastaj mund të diskutojmë nëse do të rrisim apo taksë, por nuk mund të rrisim taksën për diçka që nuk e kemi akoma. Në momentin e dytë kur shpresoj të kemi një gjeneratë të parë me hotele me 5 yje, por sot nuk mund të taksojmë asnjë gjë”.

/tvklan.al






Të ngjashme