Hoti bisedë telefonike me Merkel, diskutojnë për pandemisë dhe….
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar sot se ka pasur një bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Hoti në një reagim për mediat bën me dije se ka falënderuar Merkelin për kontributin që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
“E falënderova atë për angazhimin e saj të gjatë personal në thellimin e lidhjeve Kosovë-Gjermani dhe për mbështetjen e saj gjatë procesit të dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, njofton kreu i qeverisë në detyrë.
Lidhur më ketë bisedë telefonike edhe Kryeministria ka publikuar një deklaratë dhe sqaron së është diskutuar edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
“Kryeministri Hoti e siguroi kancelaren Merkel se Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunuese konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./tvklan.al