Hoti i përgjigjet Lajçak: Nuk e prekim tërësinë territoriale
“Marrëveshja me Serbinë, vetëm për njohje reciproke”
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thyer më në fund heshtjen pas deklaratës së fundit të emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak se duhen bërë ndryshime kushtetuese për të vënë në funksion Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Gjatë vizitës në qytetin e Klinës Hoti ka thënë se Kosova ka vendosur parimet e saj përballë dialogut, duke siguruar se nuk do të preket integriteti territorial dhe karakteri unitar i saj.
“I dini parimet që i kemi vendosur për procesin e dialogut që nuk bisedohet për çështje të shkëmbimit të territoreve dhe kjo është hequr nga tavolina e bisedimeve dhe parimi i dytë është se nuk preket karakteri unitar i Kosovës. Marrëveshja duhet të jetë me njohje reciproke”, tha Hoti.
Hoti ka folur edhe për marrëveshjen e Washingtonit që ka të bëjë me Ujmanin.
“Një ekip ekspertësh të Departamentit Amerikan të Shtetit po qëndrojnë në Kosovë dhe janë duke studiuar të gjitha modalitetet e nevojshme për të kryer këtë studim fizibiliteti. Hoti thotë se dialogu është në proces ndërsa është shprehur i kënaqur me progresin e arritur”, tha Hoti.
Tv Klan