Hoti: Jemi në një moment të ri politik
Biznesi kërkon rishikimin e masave anti-covid
Axhenda për rimëkëmbje ekonomike dhe marrëveshja e Uashingtonit ishin temat që Kryeministri Avdullah Hoti i ka diskutuar me krerët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj Amerikane.
“Besoj se është krijuar momentum i ri në zhvillimet politike, e në veçanti me nënshkrimin e marrëveshjes. Procesi i rimëkëmbjes ekonomike ishte temë kryesore”.
Ka përsëritur kërkesën për miratimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
Gjithashtu është duke u shqyrtuar mundësia për rishikimin e masave anti-covid.
Hoti u pyet edhe për akuzat që kohët e fundit Presidentit Thaçi në drejtim të Kryeministrit Hoti.
“Nuk jam Kryeministër për t’u konfrontuar me askënd. Jam për të kryer detyrën time në maksimum”.
Kohët e fundit Presidenti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti rreth qasjes së tyre ndaj dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel.
Tv Klan