Hoti: Kemi siguruar 1.8 mln vaksina anti-Covid
Dozat e para mbërrijnë në fillim të Shkurtit
Stafi shëndetësor, personat që kanë rrezikshmëri të lartë dhe ata mbi moshën 65 vjeç do të jenë të parët që do të marrin vaksinën kundër Covid-19. Qeveria pritet të miratojë strategjinë për imunizim ndërsa në bazë të saj udhëzon komunat që të përgatisin listën sipas prioriteteve.
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bëri të ditur se kanë siguruar mbi 1 milionë e 800 mijë doza të vaksinës. Dozat e para pritet të arrijnë në muajin Shkurt.
Kosova do të ketë kapacitet që të vaksinojë 20 mijë qytetarë brenda ditës. Nga buxheti i Kosovës janë ndarë 40 milion euro për sigurimin e vaksinave.
Tv Klan