Hoti: Marrëveshja e 4 shtatorit nuk është e dëmshme


Hoti: Marrëveshja e 4 shtatorit nuk është e dëmshme

20:34 17/09/2020

“Dialogu në Bruksel udhëhiqet nga 3 parime”

Për marrëveshjen e Washingtonit kryeministri Avdullah Hoti thotë se nuk mund të jetë e dëmshme pasi është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

Sipas tij kjo marrëveshje nuk është e përsosur por as e dëmshme. Në raportimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kryeministri ka thënë se në vazhdimin e dialogut që po ndodh në Bruksel qeveria udhëhiqet nga tri parime.

Vlerësoj dhe jam i bindur se për herë të parë ne jemi protagonistë për njohje reciproke”, u shpreh Hoti. Por kjo marrëveshje u kritikua nga opozita.

Nëse paska fituar Kosova zoti Hoti, çfarë fiton Kosova nga Mini Shengeni? A nuk jeni ju që idenë për një Mini Shengen e keni quajtur një Mini Jogosllavi në Ballkan”, u shpreh Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për PDK temat që po negociohen në Bruksel janë hapje e pakos së Ahtisarit. “Këto janë pasojat, ku një qeveri lufton për propagandë, pa strategji, pa ekip dhe pa konsensus”, u shpreh Enver Hoxha, deputet i PDK-së.

Kjo marrëveshje është përkrahur nga deputetët e pozitës të cilët kanë vlerësuar se me të është konfirmuar roli kyç i shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Tv Klan






Të ngjashme