Hoti nesër viziton Vatikanin dhe Italinë


Hoti nesër viziton Vatikanin dhe Italinë

13:55 03/11/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vatikan dhe Itali.

Hoti nesër paradite do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

Ndërsa pasdite në ambientet e qeverisë italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

“Në vizitën e parë zyrtare të shefit të ekzekutivit në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga Zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Teuta Sahatçiu”, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova./klankosova






Të ngjashme