Hoti: Po punojnë për të marrë vaksinën kundër COVID
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar sot se po punohet për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.
Në një postim në mediat sociale, Hoti shkruan se Kosova është pjesë e COVAX dhe vaksina do sigurohet për 20% të popullsisë.
“Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, deklaron ai.
Më tej ai shton se është bërë gati plani i vaksinimit, ku prioritet do jenë të moshuarit.
“IKSHP po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje”, shkruan Hoti./tvklan.al