Humb betejën me koronavirusin komediani 78-vjeçar
Komediani Eddie Large, ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin për vdekjen e 78-vjeçarit e ka dhënë familja e tij përmes një njoftimi në Facebook.
Aktori vuante gjithashtu nga zemra, dhe prej disa ditësh ishte infektuar me Covid-19.
Familjarët janë shprehur edhe më të trishtuar që nuk kanë mundur t’i gjenden pranë në këto ditë të fundit të jetës së tij për shkak të virusit. /tvklan.al