Humb jetën në aksident një 34-vjeçar
Plagosen dy të tjerë
Një 34-vjeçar nga qyteti i Durrësit humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të marte në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:00, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.
Viktima udhëtonte me makinë së bashku me dy persona të tjerë, kur shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me bordurën.
Nga përplasja mbetën gjithashtu të plagosur shoferi i makinës dhe pasagjerja tjetër, të cilët u dërguan në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al