Humb jetën në pistë piloti spanjoll
Një ditë e rëndë për kampionatin botëror të motorave.
Piloti spanjoll Luis Salom, që merr pjesë në garat e Moto2, ka humbur jetën një aksident të rëndë në pistë gjatë provave të lira, në çmimin e madh të Katalonjës, në Spanjë.
Ai ka humbur kontrollon e mjetit të tij, në kthesën e 12-të, me të cilën xhirohet me një shpejtësi rreth 160 km në orë.
Salom është përplasur më pas me barrierat mbrojtëse, ku ka humbur ndjenjat.
Pilotit të ekipit “Sag” i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë dhe më pas është tranpostuar me helikopter në spitalin e ”Hospital General de Catalunya”, ku 25-vjeçari ka ndërruar jetë./tvklan.al