Humb jetën nga koronavirusi deputeti iranian
Më pak se dy javë pasi u zgjodh në parlament në Iran, Mohamed Ali Ramazani ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi.
Kështu raporton korrespondenti iranian i BBC-së Bahman Kalbasi, në Twitter .
Zëvendësministri i Shëndetësisë iraniane gjithashtu ka rezultuar pozitiv ne testimin për COVID-19.
Sipas shifrës zyrtare nga qeveria, deklarohet se numri i viktimave ka shkuar në 34. /tvklan.al