Humb jetën sulltani që sundoi për 50 vjet


Humb jetën sulltani që sundoi për 50 vjet

11:45 11/01/2020

Sulltani i Omanit Qaboos bin Said Al Said ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ishte edhe sundimtari më jetëgjatë i botës arabe.

Sulltani Qaboos erdhi në pushtet pasi hoqi babain e tij gjatë një grushti shteti me mbështetjen e Britanisë. Pas kësaj, Omani iu shtrua një rruge zhvillimi duke përdorur edhe naftën, një ndër resurset më të madha të vendit.

Ai ishte shumë popullor, njëkohësisht edhe monark autoritar duke heshtur çdo zë kundërshtar. Deri më tani nuk është bërë publik shkaku i vdekjes, por sipas mediave ai ishte me kancer.

Si pasues është zgjedhur kushëriri i tij, Haitham bin Tariq Al Said, për shkak se Qaboos bin Said nuk kishte fëmijë. Ish-ministri i Kulturës dhe i Trashëgimisë mori detyrën këtë të shtunë pas një takimit të Këshillit të Familjes Mbretërore.

Sulltani është vendimmarrësi kryesor i Omanit. Ai mban pozicionin e kryeministrit, komandantit suprem të forcave të armatosura, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Sulltani Qaboos dominoi jetën politike në Oman për të paktën 5 dekada./tvklan.al






Të ngjashme