Humb kontakti me 300 persona
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Turqi. Si pasojë e rritjes së madhe të nivelit të ujit në digën Kirazli në provincën e Bartinit, prej 24 orësh nuk është arritur të vendoset asnjë lloj kontakti me 300 persona të disa lagjeve.
Sipas “Hurriyet”, kryeplaku i fshatit Derecik, Necmi Alkiz tha se“rruga që shkonte për në tri lagje është përmbytur. Niveli i ujit është rritur aq shumë saqë ka arritur në lartësinë e telave të energjisë në shtylla. Kontakti i elektricitetit me ujin ka shkaktuar edhe shpërthime gjatë natës. Tashmë edhe shtyllat janë nën ujë. Prej 24 orësh kemi humbur kontaktin me 300 persona në tri lagje.”
Kryeplaku tha se përveç reshjeve të dendura, shkak për përmbytjen e shumë shtëpive është bërë edhe shkrirja e dëborës në lartësi. Alkiz kërkoi ndihmë nga shteti për t’u shkuar në ndihmë personave të bllokuar, të cilët mendohet se mund të kenë edhe mungesa të mëdha në furnizimin me ushqime. /tvklan.al