Humb Vllaznia
Vllaznia pësoi humbjen e dytë në këtë sezon.
Shkodranët nuk mundën ta kalonin me sukses sfidën në fushën e Laçit, e cila është kthyer në tabu për ta, pasi nuk arrijnë të fitojnë që prej thuajse 7 vitesh.
Ndeshja me kurbinasit ishte shumë e luftuar, por ishin të zotët e shtëpisë që siguruan fitoren pas një goli në minutën e 89.
Gjithsesi shkodranët nuk e rrezikojnë vendin e parë pasi Kukësi humbi 1-0 me Kastriotin.
Në sfidat e tjera Tirana barazoi 1-1 në transfertë me Skënderbeun, ndërsa Teuta fitoi minimalisht me Apoloninë.
Tv Klan