“Humbi” në Pogradec, 12-vjeçarja nga Gjermania rikthehet tek familja
Një e mitur me shtetësi gjermane, e cila ishte larguar nga të afërmit ditën e shtunë, është rikthyer tek familja këtë të diel.
Sipas Policisë së Pogradecit, 12-vjeçarja po intervistohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.
Sipas kallëzimit të njerkut shqiptar ditën e sotme, vajza 12-vjeçare e bashkëshortes së tij gjermane ishte larguar të shtunën rreth orës rreth 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte.
Policia kërkoi ndihmë për gjetjen e të miturës, por fatmirësisht ajo është rikthyer pranë familjes një ditë më vonë, ndërkohë që autoritetet po përpiqen të sqarojë të gjithë situatën. /tvklan.al