Video/ Humbet jetën 13-vjeçari në Vlorë
Një i mitur ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Fitore të Vlorë.
Tvklan.al
mëson se viktima Mertjan Aliaj 13 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka qenë duke luajtur me armën e të atit dhe i është shkrepur në duar. Ai u gjet i pajetë pikërisht nga babai dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mund të bëhet asgjë për të.
Policia nuk e konfirmon ende nëse arma u shkrep aksidentalisht apo i mituri ka kryer vetëvrasje. Kjo pritet të përcaktohet nga grupi hetimor, i cili nisi mbledhjen e provave në skenën e krimit për të zbardhur ngjarjen.
Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:
Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.
Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/tvklan.al